Jeta e dhjetra qytetarëve u rrezikua nga stuhia që përfshiu të martën zonën nga Karaburuni në Ksamil.
efektivët e Policisë Kufitare të Vlorës që u kanë dhënë ndihmën të paktën 10 mjeteve lundruese që bashkë me pasagjerët janë nxjerrë në breg pa lëndime.
Stuhia kapi në befasi shumë peshkatarë dhe qytetarë teksa kapiteneria e Portit të Vlorës as nuk kishte sinjalizuar për ndryshimet e kushteve të motit dhe as nuk kishte ndaluar lundrimin para stuhisë.
Të njëjtën ‘heshtje para stuhisë’ tregoi jo vetëm Bashkia e Sarandës por edhe Kapiteneria e Portit të qytetit bregdetar që nuk dha asnjë paralajmërim për përkeqësimin e kushteve të motit


