• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 18 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

18 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“PARATË I KA MARRË DREJTORESHA NË ZYRË”/ Shefja e financës së filialit zbërthen skemën e vjedhjes në Postën Shqiptare të Durrësit
Home
Aktualitet
Kronikë

“PARATË I KA MARRË DREJTORESHA NË ZYRË”/ Shefja e financës së filialit zbërthen skemën e vjedhjes në Postën Shqiptare të Durrësit

18 July, 2026 s.autor Aktualitet, Kronikë

Detaje të reja dalin nga dosja hetimore për zhdukjen e 69 milionë lekëve të rinj në filialin e Postës Shqiptare në Durrës, ku tre zyrtare janë arrestuar dhe ndaj tyre pritet vendimi i gjykatës për masën e sigurisë.

Gjatë seancës gjyqësore, ku Prokuroria e Durrësit ka kërkuar “arrest me burg” për tre të arrestuarat, ndërsa mbrojtja ka kërkuar masë më të butë, “detyrim paraqitjeje”, kanë dalë edhe deklarata të reja nga të pandehurat.

Shefja e financës së filialit të Postës Shqiptare në Durrës, Valbona Hoti Duni, mësohet se ka deklaruar para gjykatës se paratë e vjedhura nuk i ka mbajtur ajo, por i ka marrë drejtoresha e filialit, Elisabeta Mataj, në zyrën e saj.

Ish-drejtoresha, Elisabeta Mataj

Ndërkohë, drejtoresha e filialit, Elisabeta Mataj, gjatë përballjes me gjykatën, nuk ka dhënë një shpjegim se ku kanë përfunduar paratë. E pyetur nga gjykata për destinacionin e shumës prej 69 milionë lekësh, Mataj është përgjigjur se nuk e di.

Sipas hetimeve të Prokurorisë dhe Policisë, tre zyrtaret dyshohet se gjatë muajve prill dhe maj 2026 nuk kanë arkëtuar në degët Shijak dhe Krujë shumën prej 69 milionë lekësh të rinj.

Hetimet vijojnë për të zbardhur të gjithë skemën, përfshirjen e mundshme të personave të tjerë dhe destinacionin përfundimtar të shumës së konsiderueshme financiare.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article EUROPA “ZBARKON” NË VLORË/ Turistët e huaj preferojnë qytetin bregdetar për pushime
Previous article KAPET MBI 55 KG KOKAINË NË KUFIRIN SHQIPTARO-GREK/ Arrestohet një person

s.autor

Postime të ngjashme

EUROPA “ZBARKON” NË VLORË/ Turistët e huaj preferojnë qytetin bregdetar për pushime Aktualitet

EUROPA “ZBARKON” NË VLORË/ Turistët e huaj preferojnë qytetin bregdetar për pushime

KAPET MBI 55 KG KOKAINË NË KUFIRIN SHQIPTARO-GREK/ Arrestohet një person Aktualitet

KAPET MBI 55 KG KOKAINË NË KUFIRIN SHQIPTARO-GREK/ Arrestohet një person

PAVARËSISHT PARALAJMËRIMEVE NGA QEVERIA/ Tuneli i Llogarasë vijon të jetë falas Aktualitet

PAVARËSISHT PARALAJMËRIMEVE NGA QEVERIA/ Tuneli i Llogarasë vijon të jetë falas

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT