• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PROJEKTI “SMART CITY” NË SHKOLLA/ Rama: Kjo është përgjigja jonë pas tragjedisë te “Fan Noli”
Home
Politikë

PROJEKTI “SMART CITY” NË SHKOLLA/ Rama: Kjo është përgjigja jonë pas tragjedisë te “Fan Noli”

16 July, 2026 s.autor Politikë

Kryeministri Edi Rama e cilësoi projektin“Smart City”, një sistem i ri monitorimi i bazuar në Inteligjencën Artificiale, i cili synon të transformojë sigurinë publike në Shqipëri përmes parandalimit të rreziqeve në kohë reale.

Sipas Ramës, projekti është përgjigjja konkrete e qeverisë ndaj ngjarjes tragjike që tronditi vendin ku 14-vjeçari Martin Cani u vra jashtë ambienteve të shkollës “Fan Noli”. Kryeministri theksoi se asnjë shtet nuk mund të parandalojë çdo ngjarje, por ajo që e dallon një shtet funksional është mënyra se si reagon pas tyre.

“Sot të gjithë e kanë harruar vrasjen tragjike të një nxënësi të shkollës ‘Fan Noli’, që tronditi mbarë vendin dhe krijoi një situatë të rëndë. Ndërkohë, Policia e Shtetit, Ministria e Arsimit dhe qeveria u vunë në shënjestër të gjithfarë lloj akuzash, sajesash e fabrikimesh që zgjatën jo pak. Unë nuk e kam harruar, siç e kanë harruar ata që abuzuan dhe keqpërdorën atë tragjedi, sepse e kujtoj çdo ditë duke ndjekur pikërisht këtë projekt, që është përgjigjja jonë ndaj asaj tragjedie. Një shtet nuk matet me çdo gjë që ndodh, sepse edhe në shtetet më të zhvilluara, me traditat më të konsoliduara institucionale, ndodhin ngjarje që trondisin opinionin publik. Por një shtet matet me mënyrën se si reagon. Reagimi ynë është sistemik dhe, edhe në nderim të kujtimit të një viktime të pafajshme, do të bëjë të mundur që shumë fëmijë, të cilët mund të jenë potencialisht të rrezikuar, të mos përballen me pasoja. Ky mekanizëm i sofistikuar teknologjik do të harmonizojë përpjekjet e njerëzve dhe institucioneve me aftësitë e Inteligjencës Artificiale, duke e ngritur parandalimin në një nivel krejt tjetër”, tha Rama.

Rama tha se në fazën e parë, projekti do të zbatohet në 20 shkollat më të mëdha të Tiranës, ku kamerat inteligjente do të jenë në gjendje të identifikojnë situata të mundshme rreziku duke i parandaluar ato.

“Sot e kemi nisur me sigurinë në shkolla, ku 20 shkollat e para në Tiranë janë përzgjedhur për nga dendësia e numrit të nxënësve, intensiteti i veprimtarive rreth tyre dhe domosdoshmëria që, duke testuar modelin pikërisht në këto shkolla, të nxjerrim të gjitha konkluzionet e nevojshme për të vazhduar me fazat e tjera. Sot të gjithë prindërit duhet të ndihen të lehtësuar, që qeveria është një trup që thotë atë që bën dhe bën atë që thotë”, tha Rama.

Rama tha se shpreson që brenda 12 muajve i gjithë territori i Shqipërisë të mbulohet nga sistemi i monitorimit me kamera inteligjente, në kuadër të projektit “Smart City”. Rama shtoi gjithashtu se objektivi i qeverisë është ndërthurja e sistemit “Smart City” me Komisariatin Dixhital, duke krijuar një platformë të unifikuar komunikimi mes qytetarëve dhe institucioneve.

Sipas Ramës, qytetarët do të kenë një hapësirë të dedikuar në sistem, përmes së cilës do të mund të raportojnë problematika të ndryshme, ndërsa Inteligjenca Artificiale do t’i identifikojë dhe analizojë ato në kohë reale.

“Natyrisht, çdo gjë kërkon kohën e vet. Nuk ka projekt që nuk mund të ndeshë pengesa, por sot jemi në një moment kur projekti merr jetë dhe vijon me shtrirjen e tij në të gjithë vendin, duke shënuar një fazë të re historike të përpjekjes së shtetit për të ngritur në një nivel tjetër menaxhimin e sigurisë publike. Shpresojmë që brenda 12 muajve të ardhshëm i gjithë territori të jetë ‘live’ nën monitorimin e kamerave inteligjente, duke rritur sigurinë publike dhe duke punuar për të ndërthurur Komisariatin Dixhital me këtë sistem. Qytetarët do të kenë një ‘inbox’ të tyre në sistem dhe sistemi do të bëjë në kohë reale identifikimin e shqetësimeve të tyre, qoftë për një parkim të paligjshëm apo për situata të tjera”, u shpreh Rama.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E RËNDË NË SHKODËR/ Përplasje me thikë brenda Poliklinikës, një person…
Previous article PËRPLASI PËR VDEKJE 7-VJEÇARIN NË ELBASAN/ Gjykata e Apelit lë në burg regjizorin Petri Bozo

s.autor

Postime të ngjashme

“NUK DO TË BEHEMI KOR HISTERIK…”/ Rama u përgjigjet kritikëve për heshtjen e tij ndaj deklaratës së ministres serbe Breaking News

“NUK DO TË BEHEMI KOR HISTERIK…”/ Rama u përgjigjet kritikëve për heshtjen e tij ndaj deklaratës së ministres serbe

DORËZON NË PS “MARRËVESHJEN E RE PËR SHQIPËRINË”/ Spiropali: E mbajta premtimin ndaj Ramës Politikë

DORËZON NË PS “MARRËVESHJEN E RE PËR SHQIPËRINË”/ Spiropali: E mbajta premtimin ndaj Ramës

“PROTESTA NUK DUHET INJORUAR”/ Spiropali publikon përmbajtjen e mocionit për hapjen e partisë: Riktheni debatin, hapësirat dhe... Politikë

“PROTESTA NUK DUHET INJORUAR”/ Spiropali publikon përmbajtjen e mocionit për hapjen e partisë: Riktheni debatin, hapësirat dhe...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT