• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DORËZON NË PS “MARRËVESHJEN E RE PËR SHQIPËRINË”/ Spiropali: E mbajta premtimin ndaj Ramës
Home
Politikë

DORËZON NË PS “MARRËVESHJEN E RE PËR SHQIPËRINË”/ Spiropali: E mbajta premtimin ndaj Ramës

16 July, 2026 s.autor Politikë

Ish-ministrja Elisa Spiropali ka deklaruar para hyrjes në seancën e sotme plenare të Kuvendit se ka dorëzuar në Asamblenë e Partisë Socialiste mocionin për hapjen e debatit për një marrëveshje të re për Shqipërinë.

E pyetur nga gazetari i Top Channel, Muhamed Veliu, Spiropali tha se ka mbajtur premtimin e dhënë dhe se dokumenti i është drejtuar kryetarit të PS-së, Edi Rama, Asamblesë dhe të gjithë anëtarëve të partisë, duke theksuar se ai do të jetë i hapur edhe për publikun.

Sipas saj, nisma nuk synon krijimin e një fraksioni apo përçarje brenda PS-së, por një proces diskutimi dhe bashkimi të energjive brenda partisë dhe shoqërisë shqiptare.

Duke folur për përmbajtjen e mocionit, Spiropali u shpreh se ai lidhet me kërkesën për më shumë përfaqësim, demokraci, drejtësi sociale dhe një marrëdhënie më të drejtë mes shtetit dhe qytetarëve. Ajo shtoi se drejtësia mbetet një nga çështjet kryesore të trajtuara në dokument.

“E mbajta premtimin sot dhe sapo dorëzova në Asamblenë e Partisë Socialiste mocionin për hapjen e debatit për marrëveshjen e re për Shqipërinë. Nga ana ime premtimi u mbajt dhe iu përgjigja thirrjes së kryetarit. Nuk është vetëm një dokument i imi, është i hapur për të gjithë anëtarët e PS, ia kam drejtuar kryetarit dhe kryeministrit, asamblesë dhe çdo anëtari.

Do të jetë i hapur edhe për publikun, sepse një marrëveshje për Shqipërinë nuk mund të hartohet nga një, dy apo dhjetë individë, por duhet të shprehë shumicën, jo vetëm të anëtarësisë, por edhe të popullit shqiptar, që në këtë moment kërkon më shumë përfaqësim, demokraci, drejtësi shoqërore dhe një marrëdhënie të drejtë mes shtetit dhe qytetarit, si dhe një model ekonomik të denjë. Populli pret më shumë nga ne dhe kam besimin se PS ka energjinë e duhur për t’iu përgjigjur kësaj kërkese.

Nuk është përpjekje për fraksion, ndarje apo përçarje, është përpjekje për bashkim të të gjithë energjive progresiste të PS dhe shoqërisë shqiptare. Duhet t’i përgjigjemi qytetarëve jo me arrogancë, por me përgjegjësi, duke i kanalizuar në rrugë institucionale kërkesat e tyre. Për të tjerat do të keni mundësi të shihni dokumentin. Edhe drejtësia është pjesë, sepse është çështje kryesore. Ka qenë krenaria jonë drejtësia dhe sigurisht do të vazhdojë të jetë”, u shpreh Spiropali.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PËRPLASI PËR VDEKJE 7-VJEÇARIN NË ELBASAN/ Gjykata e Apelit lë në burg regjizorin Petri Bozo
Previous article KËMBËSORËT NË AUTOSTRADË/ Rrugorja e Fierit i gjobit me nga 1000 lekë: Përdorni mbikalimet për sigurinë e jetës suaj

s.autor

Postime të ngjashme

PROJEKTI “SMART CITY” NË SHKOLLA/ Rama: Kjo është përgjigja jonë pas tragjedisë te “Fan Noli” Politikë

PROJEKTI “SMART CITY” NË SHKOLLA/ Rama: Kjo është përgjigja jonë pas tragjedisë te “Fan Noli”

“PROTESTA NUK DUHET INJORUAR”/ Spiropali publikon përmbajtjen e mocionit për hapjen e partisë: Riktheni debatin, hapësirat dhe... Politikë

“PROTESTA NUK DUHET INJORUAR”/ Spiropali publikon përmbajtjen e mocionit për hapjen e partisë: Riktheni debatin, hapësirat dhe...

GARA NË PD/ Flamur Noka rizgjedhjet sekretar i Përgjithshëm, Këlliçi merr më shumë vota se Boçi. Klevis Balliu zgjidhet te Organizimi Politikë

GARA NË PD/ Flamur Noka rizgjedhjet sekretar i Përgjithshëm, Këlliçi merr më shumë vota se Boçi. Klevis Balliu zgjidhet te Organizimi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT