• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 3 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

3 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
KËMBËSORËT NË AUTOSTRADË/ Rrugorja e Fierit i gjobit me nga 1000 lekë: Përdorni mbikalimet për sigurinë e jetës suaj
Home
Aktualitet
Kronikë

KËMBËSORËT NË AUTOSTRADË/ Rrugorja e Fierit i gjobit me nga 1000 lekë: Përdorni mbikalimet për sigurinë e jetës suaj

16 July, 2026 s.autor Aktualitet, Kronikë

Policia Rrugore e Fierit ka vijuar kontrollet me pajisje inteligjente për këmbësorët që nuk përdorin mbikalimet, por kalojnë mespërmes autostradës duke u bërë kështu edhe një burim aksidenti dhe duke rrezikuar jetën e tyre.

Në një video të publikuar për mediat, policia tregon se qytetarët nuk i kanë përdorur mbikalimet dhe vendkalimet e dedikuara për kalimin e rrugës janë gjobitur me 1000 lekë.

Rrugorja thekson se do të vijojë monitorimet, ndërsa shprehen se respektimi i rregullave të qarkullimit rrugor është përgjegjësi e përbashkët

Njoftimi i plotë:

Në funksion të parandalimit të aksidenteve rrugore, si dhe rritjes së parametrave të sigurisë në rrugë, Policia Rrugore Fier ka vijuar kontrollin dhe monitorimin e akseve rrugore nëpërmjet përdorimit të teknologjisë, kryesisht për sjelljen e këmbësorëve në rrugët interurbane kryesore, në raport me normat e sjelljes për këtë kategori përdoruesish të rrugës.

Kontrollet kanë si qëllim jo vetëm parandalimin e aksidenteve rrugore, por edhe sensibilizimin e këmbësorëve për rëndësinë jetike që ka përdorimi i nënkalimeve dhe mbikalimeve në këto kategori rrugësh, të cilat, për shkak të karakteristikave teknike dhe shpejtësisë së lejuar, në rast aksidentesh rrugore, mund të jenë fatale për jetën dhe shëndetin e këmbësorëve.

Policia Rrugore Fier do të vijojë kontrollet dhe vendosjen e masave administrative ndaj të gjithë këmbësorëve që nuk respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe apelon për më shumë kujdes nga këmbësorët, si dhe t’i përdorin mbikalimet dhe vendkalimet e dedikuara për kalimin e rrugës. Disa sekonda të kursyera nuk vlejnë sa jeta dhe siguria juaj.

Respektimi i rregullave të qarkullimit rrugor është përgjegjësi e përbashkët dhe kontribuon drejtpërdrejt në parandalimin e aksidenteve rrugore.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DORËZON NË PS “MARRËVESHJEN E RE PËR SHQIPËRINË”/ Spiropali: E mbajta premtimin ndaj Ramës
Previous article “PROTESTA NUK DUHET INJORUAR”/ Spiropali publikon përmbajtjen e mocionit për hapjen e partisë: Riktheni debatin, hapësirat dhe...

s.autor

Postime të ngjashme

DETAJET NGA ATENTATI NË MIRDITË/ Viktor Bardhi u qëllua me më shumë se 8 plumba, makina e autorëve u gjet në Rubik Aktualitet

DETAJET NGA ATENTATI NË MIRDITË/ Viktor Bardhi u qëllua me më shumë se 8 plumba, makina e autorëve u gjet në Rubik

VRASJA E VIKTOR BARDHIT/ Policia zbardh detajet: U gjet i pajetë në makinën e tij Aktualitet

VRASJA E VIKTOR BARDHIT/ Policia zbardh detajet: U gjet i pajetë në makinën e tij

ATENTAT NË MIRËDITË/ Një person vritet me armë zjarri. Zbulohet mjeti i djegur i autorëve Aktualitet

ATENTAT NË MIRËDITË/ Një person vritet me armë zjarri. Zbulohet mjeti i djegur i autorëve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT