Policia e Shkodrës ka finalizuar operacionin e koduar “Kalibri”, duke vënë në pranga 21-vjeçarin Roberto Malocaj.
Gjatë kontrollit në banesën e tij në fshatin Trush, policia sekuestroi 4 armë zjarri, një automatik, një pushkë dhe dy armë gjahu, si dhe një sasi të konsiderueshme municioni.
Armët e sekuestruara janë dërguar për ekzaminim në Institutin e Policisë Shkencore, ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Shkodrës për veprime të mëtejshme.


