• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“SHBA PO MERR KONTROLLIN E NGUSHTICËS SË HORMUZIT”/ Trump: Do të paguhemi që ta ruajmë atë
Home
Botë

“SHBA PO MERR KONTROLLIN E NGUSHTICËS SË HORMUZIT”/ Trump: Do të paguhemi që ta ruajmë atë

13 July, 2026 s.autor Botë

Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se Shtetet e Bashkuara po marrin kontrollin e Ngushticës së Hormuzit dhe se Uashingtoni do të paguhet për garantimin e sigurisë në një nga rrugët më të rëndësishme të transportit detar në botë.

Në një intervistë për Fox News, Trump u shpreh se SHBA mund të marrë rolin e mbrojtjes së ngushticës.

“Shtetet e Bashkuara ndoshta do ta drejtojnë Ngushticën e Hormuzit. Nëse e drejtojmë ne, do të paguhemi. Do të bëhemi roje të Ngushticës dhe do të paguhemi për ta ruajtur atë”, deklaroi ai, duke shtuar se “Shtetet e Bashkuara po marrin kontrollin e Ngushticës”.

Deklarata vjen në një kohë kur tensionet mes SHBA-së dhe Iranit janë përshkallëzuar ndjeshëm.

Sipas Axios, forcat amerikane kanë ndërmarrë një valë të re sulmesh ndaj objektivave iraniane. Komanda Qendrore e SHBA-së (CENTCOM) njoftoi se janë goditur dhjetëra objektiva në disa zona me municione të drejtuara me precizion, me synimin për të dobësuar aftësinë e Iranit për të kryer sulme ndaj trafikut detar në Ngushticën e Hormuzit.

Operacioni amerikan erdhi si kundërpërgjigje ndaj një rakete të lëshuar nga Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) kundër një anijeje tregtare, si dhe pas kërcënimeve të Teheranit për mbylljen e Ngushticës së Hormuzit.

Në reagim ndaj sulmeve amerikane, forcat e IRGC-së kanë goditur baza ushtarake amerikane në Jordani, Kuvajt dhe Bahrein, duke rritur frikën për një përshkallëzim të mëtejshëm të konfliktit në Lindjen e Mesme.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article RAMA NË PARIS/ Merr pjesë në samitin e Koalicionit të Vullnetmirëve për Ukrainën! Pritet nga Macron
Previous article SIGURIA NË PLAZHE/ Policia e Vlorës: Zero tolerancë për shkelësit e ligjit! 66 mjete lundruese të bllokuara

s.autor

Postime të ngjashme

PËR HERË TË PARË/ SHBA-të përdorin dronë detarë në luftimet kundër Iranit Botë

PËR HERË TË PARË/ SHBA-të përdorin dronë detarë në luftimet kundër Iranit

ALARM NL NGUSHTICËN E HORMUZIT/ Niveli i kërcënimit shpallet “i rëndë” Botë

ALARM NL NGUSHTICËN E HORMUZIT/ Niveli i kërcënimit shpallet “i rëndë”

"NA BLLOKUAN KOLONËT ME ARMË AMERIKANE"/ Senatori demokrat rrëfen incidentin në Bregun Perëndimor Botë

"NA BLLOKUAN KOLONËT ME ARMË AMERIKANE"/ Senatori demokrat rrëfen incidentin në Bregun Perëndimor

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT