• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 3 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

3 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
RAMA NË PARIS/ Merr pjesë në samitin e Koalicionit të Vullnetmirëve për Ukrainën! Pritet nga Macron
Home
Politikë

RAMA NË PARIS/ Merr pjesë në samitin e Koalicionit të Vullnetmirëve për Ukrainën! Pritet nga Macron

13 July, 2026 s.autor Politikë

Kryeministri Edi Rama ka udhëtuar sot drejt Parisit ku ka marrë pjesë në Samitin e Koalicionit të Vullnetmirëve për Ukrainën, me ftesë të Presidentit të Republikës Franceze, Emmanuel Macron.

Pas mbërritjes në kryeqytetin francez, Rama është pritur nga Presidenti Emmanuel Macron, me të cilin kanë shkrepur edhe disa fotografi. Coalition of the Willing është një grup vendesh ku bën pjesë edhe Shqipëria, që kanë shprehur gatishmërinë për të vepruar së bashku në një nismë ose operacion të përbashkët, pa qenë të detyruara nga kushtet e një traktati apo aleance.

Takimi i rradhës do të mbledhë krerë shtetesh dhe qeverish te gatshme për të vepruar, përfshirë Presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, dhe Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, që do të diskutojnë për koordinimin e mbështetjes ndërkombëtare për Ukrainën.

Pjesëmarrja e Kryeministrit Rama në këtë Samit riafirmon angazhimin e Shqipërisë në mbështetje të Ukrainës, në përputhje me qëndrimin e palëkundur të vendit tonë në mbrojtje të së drejtës ndërkombëtare, sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës, si dhe në koordinim të ngushtë me aleatët dhe partnerët euroatlantikë.

Më 14 korrik 2026, po me ftesë të Presidentit Emmanuel Macron, Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama do të marrë pjesë në ceremoninë zyrtare me rastin e Festës Kombëtare të Francës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PËR HERË TË PARË/ SHBA-të përdorin dronë detarë në luftimet kundër Iranit
Previous article "SHBA PO MERR KONTROLLIN E NGUSHTICËS SË HORMUZIT"/ Trump: Do të paguhemi që ta ruajmë atë

s.autor

Postime të ngjashme

U SHKARKUA NGA VELIAJ/ Reagon nënkryetari Sulaj, zbulon kandidaten e PS për bashkinë e Tiranës: Do ta mbështes në fushatë Politikë

U SHKARKUA NGA VELIAJ/ Reagon nënkryetari Sulaj, zbulon kandidaten e PS për bashkinë e Tiranës: Do ta mbështes në fushatë

EVIS SALA DHA DORËHEQJEN SI MINISTRE E SHËNDETËSISË/ Reagon Rama: Do vazhdojë të jetë... Breaking News

EVIS SALA DHA DORËHEQJEN SI MINISTRE E SHËNDETËSISË/ Reagon Rama: Do vazhdojë të jetë...

ÇFARË NDODHI? Erion Veliaj shkarkon nga detyra nënkryetarin e Bashkisë, Blendi Sulaj Politikë

ÇFARË NDODHI? Erion Veliaj shkarkon nga detyra nënkryetarin e Bashkisë, Blendi Sulaj

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT