Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur pak minuta më parë në Memaliaj, ku një automjet ka përfunduar i përmbysur në rrugë. Ende nuk dihet nëse ka persona të lënduar si pasojë e këtij aksidenti, apo shkaqet që çuan në përmbysjen e tij.
Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po punon më shumë mbi zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të tij.


