• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“TUFA SORRASH DHE LARASKASH…”/ Rama për protestat: Kurrë s’i kam paragjykuar ata që dolën paqësisht
Home
Politikë

“TUFA SORRASH DHE LARASKASH…”/ Rama për protestat: Kurrë s’i kam paragjykuar ata që dolën paqësisht

12 July, 2026 s.autor Politikë

Gjjatë videomesazhit të tij, Kryeministri Edi Rama ka komentuar edhe protestat e zhvilluara në Tiranë, duke theksuar se demonstratat paqësore janë një element thelbësor i demokracisë dhe se qeveria respekton të drejtën e qytetarëve për të protestuar.

Megjithatë, ai ka dënuar ashpër çdo formë dhune, kërcënimi apo shantazhi, duke akuzuar një pjesë të protestuesve dhe të aktivizmit në rrjetet sociale se po përpiqen të imponojnë vullnetin e tyre përmes presionit. Rama theksoi se nuk paragjykon qytetarët që protestojnë paqësisht për kërkesa legjitime, ndërsa shtoi se qeveria po analizon çdo shqetësim të ngritur dhe do të reflektojë mbi mangësitë e saj.

“Protestat janë një burim energjie për demokracinë dhe respektin për institucionin e protestës, unë personalisht dhe kjo shumicë qeverisëse e kemi dëshmuar që në ditën e parë dhe e dëshmojmë gjithmonë. Por nuk ka asnjë shans që ne t’i nënshtrohemi dhunës, kërcënimeve, shantazheve apo koreve linçuese që të kujtojnë ato sheshet e mesjetës, me turmën që i gëzohej spektaklit të linçimit dhe vdekjes.

Po ashtu nuk ka asnjë mundësi që unë të pajtohem me idenë që në Shqipërinë e vitit 2026, qytetarët duhet të heshtin, artistët duhet të tërhiqen, sipërmarrjet duhet t’i paguajnë haraç një turme dhunuesish online, të cilët me verbërinë e tyre dhe me mbështetjen e shumë profileve false të kujtojnë gardat e kuqe, gardistët e revolucionit kulturor në Kinë. Edhe një gjë me rëndësi në mbyllje. Angazhohen tufa sorrash dhe laraskash për të më akuzuar mua që po sulmoj popullin që paska dalë në shesh. Se po shaj rininë që qenka zgjuar. Se po akuzoj emigrantët që po kërkoj llogari dhe me radhë e me radhë. Por jo. Absolutisht jo. Unë e kam bërë që në krye të herës dhe çdo herë që kam folur dallimin e ditës së flamingos me natën e korbit dhe të sorrës.

Kurrë nuk i kam paragjykuar ata qytetarë që dolën në protestë paqësisht, me bindjen se duan një Shqipëri më të mirë. Të gjithë ata të rinj e të reja që dolën në protestë me bindjen se duan një mjedis më të mbrojtur. Ata familjarë që dolën në protestë për një shëndetësi më cilësore. Ata prindër që dolën në protestë për një arsim më të mirë. Ata burra e gra që dolën në protestë se duan një administratë më njerëzore. Dhe kurrë nuk mund t’i paragjykoj njerëzit në përgjithësi se duan një shtet më të drejtë në tërësinë e vet, sepse edhe unë dua pikërisht të njëjtat gjëra.

Kur një vend përparon, pritshmëritë e njerëzve rriten më shpejt se vetë ritmi i përparimit. Rrugët më të mira i bëjnë gropat e mbetura më të padurueshme. Lufta frontale me korrupsionin që nuk ka ndodhur kurrë më parë, e bën korrupsionin ende më të padurueshëm. Shërbimet më të shpejta, si asnjëherë më parë, 95% online, e bëjnë çdo shërbim të prapambetur ende më të patolerueshëm. Kjo nuk është shenjë dështimi, është shenja më e qartë, më e sigurt që shoqëria kërkon gjithnjë e më shumë. Detyra jonë nuk është që t’i ulim pritshmëritë e qytetarëve, por të ngushtojmë hendekun mes asaj që kemi arritur dhe asaj që ata me të drejtë presin nga ne. Po dëgjojmë me vëmendje çdo kërkesë. Një grup i mbledhur enkas që qysh në ditët e para po mbledh çdo shqetësim dhe po përpiqemi të ndërtojmë një reflektim mbi gabimet, të metat dhe boshllëqet tona dhe hap pas hapi do t’i komunikojmë ato me njerëzit e ndershëm të këtij vendi që kërkojnë që rrugëtimi ynë drejt Shqipërisë në shtëpinë evropiane të jetë më i shpejt”, tha Rama.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article AKSIDENT I FRIKSHËM NË MEMALIAJ/ Makina del nga rruga dhe përmbyset
Previous article "NA BLLOKUAN KOLONËT ME ARMË AMERIKANE"/ Senatori demokrat rrëfen incidentin në Bregun Perëndimor

s.autor

Postime të ngjashme

NDARJA NGA JETA E ISH-AMIRIT TË KATARIT/ Reagon Rama: Trishtuese! Trashëgimia e tij do të frymëzojë brezat Politikë

NDARJA NGA JETA E ISH-AMIRIT TË KATARIT/ Reagon Rama: Trishtuese! Trashëgimia e tij do të frymëzojë brezat

"NJË FINALE FUTBOLLI RREGULLOI..."/ Procesi i anëtarësimit në BE, Rama: Tre kapitujt e parë i mbyllim më 14 korrik Politikë

"NJË FINALE FUTBOLLI RREGULLOI..."/ Procesi i anëtarësimit në BE, Rama: Tre kapitujt e parë i mbyllim më 14 korrik

"TURIZMI U GODIT NGA NJË TERROR DIGJITAL"/ Rama: Sulm ndaj ekonomisë dhe sipërmarrjeve shqiptare Breaking News

"TURIZMI U GODIT NGA NJË TERROR DIGJITAL"/ Rama: Sulm ndaj ekonomisë dhe sipërmarrjeve shqiptare

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT