• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
JET SKI DHE GOMONET RREZIKUAN JETËN E PUSHUESVE/ Policia vendos mbi 1 milion lekë gjoba dhe bllokon mjetet
Home
Aktualitet
Kronikë

JET SKI DHE GOMONET RREZIKUAN JETËN E PUSHUESVE/ Policia vendos mbi 1 milion lekë gjoba dhe bllokon mjetet

11 July, 2026 s.autor Aktualitet, Kronikë

Dy drejtues mjetesh lundruese janë ndëshkuar me gjoba të majme nga Policia Kufitare e Vlorës, pasi u konstatuan duke lëvizur në afërsi të bregut dhe duke rrezikuar sigurinë e pushuesve.

Shërbimet e Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Vlorë, në bashkëpunim me Njësinë Policore Detare dhe Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, kanë evidentuar një rast në plazhin e Semanit, ku drejtuesi i një mjeti lundrues tip Jet Ski kishte lundruar pranë bregut, në zonën e pushuesve.

Për këtë shkelje, shtetasi E. D. u ndëshkua me masë administrative prej 500 mijë lekësh të rinj, ndërsa mjeti lundrues iu bllokua administrativisht.

Ndërkohë, gjatë patrullimeve në sektorin e quajtur “Plazhi i Hidrovorit”, shërbimet e Policisë Kufitare konstatuan një tjetër mjet lundrues tip gomone, i cili lëvizte në mënyrë të paligjshme pranë pushuesve.

Nga verifikimet rezultoi se drejtuesi i mjetit, shtetasi J. H., nuk dispononte dokumentacionin përkatës të mjetit lundrues. Për shkeljet e konstatuara, ndaj tij u vendos gjobë prej 510 mijë lekësh të rinj, si dhe u bë bllokimi administrativ i mjetit.

Policia e Shtetit ka apeluar ndaj të gjithë përdoruesve të mjeteve lundruese dhe subjekteve që operojnë me to që të respektojnë rregullat e lundrimit dhe perimetrat e sigurisë.

Autoritetet kanë paralajmëruar se kontrollet do të vijojnë dhe se ndaj çdo shkelësi do të merren masa të menjëhershme me qëllim garantimin e jetës dhe sigurisë së pushuesve.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VRASJA E PAVLIN PREKËS NË SHKODËR/ Prokuroria zgjat hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes
Previous article VRASJA E 40-VJEÇARIT NË LAÇ/ Gjendet arma e dytë, dyshime se në ngjarje ishin të përfshirë edhe persona të tjerë

s.autor

Postime të ngjashme

VRASJA E PAVLIN PREKËS NË SHKODËR/ Prokuroria zgjat hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes Aktualitet

VRASJA E PAVLIN PREKËS NË SHKODËR/ Prokuroria zgjat hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes

VRASJA E 40-VJEÇARIT NË LAÇ/ Gjendet arma e dytë, dyshime se në ngjarje ishin të përfshirë edhe persona të tjerë Aktualitet

VRASJA E 40-VJEÇARIT NË LAÇ/ Gjendet arma e dytë, dyshime se në ngjarje ishin të përfshirë edhe persona të tjerë

KULTIVONIN KANABIS/ Në kërkim babë e bir, procedohen 63-vjeçarja dhe kryeplaku i fshatit Aktualitet

KULTIVONIN KANABIS/ Në kërkim babë e bir, procedohen 63-vjeçarja dhe kryeplaku i fshatit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT