• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“JAM NË LISTËN E TYRE PREJ KOHËSH”/ Trump paralajmëron Iranin: Nëse më vrasin, kam lënë urdhra që ta bombardojnë si kurrë më parë
Home
Nderkombetare

“JAM NË LISTËN E TYRE PREJ KOHËSH”/ Trump paralajmëron Iranin: Nëse më vrasin, kam lënë urdhra që ta bombardojnë si kurrë më parë

10 July, 2026 s.autor Botë, Nderkombetare

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar se ka lënë udhëzime të qarta për mënyrën se si duhet të reagojë SHBA-ja në rast se Irani arrin të realizojë një atentat ndaj tij, duke paralajmëruar Teheranin me pasoja të rënda.

Në një intervistë për New York Post, Trump tha se ka qenë prej kohësh në shënjestër të autoriteteve iraniane dhe se administrata amerikane është e përgatitur për çdo skenar.

“Jam në listën e tyre prej shumë kohësh. Kjo është ajo me të cilën përballemi”, u shpreh presidenti amerikan.

Ai zbuloi se ka lënë urdhra të drejtpërdrejtë për reagimin e SHBA-së nëse do të ndodhte një atentat ndaj tij.

“Kam lënë urdhra që, nëse ndodh diçka, thjesht t’i bombardojnë, fjalë për fjalë, në një nivel që nuk e kanë parë kurrë më parë”, deklaroi Trump.

Komentet e tij vijnë pas raportimeve se Izraeli ka ndarë me Shtetet e Bashkuara informacione të inteligjencës që lidhen me një plan të dyshuar iranian për atentat ndaj presidentit amerikan.

Sipas një raporti ekskluziv të “Wall Street Journal”, shërbimi sekret izraelit Mossad ka informuar agjencitë amerikane të inteligjencës për një plan të ri iranian që synon eliminimin e Donald Trump.

Megjithatë, Trump la të kuptohet se nuk beson se bëhet fjalë për një kërcënim të ri, duke theksuar se, sipas tij, Irani e ka pasur prej vitesh në shënjestër.

Deklaratat e presidentit amerikan pritet të shtojnë më tej tensionet mes Uashingtonit dhe Teheranit, në një kohë kur marrëdhëniet mes dy vendeve mbeten tejet të acaruara.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MOMENTE PANIKU NË GREQI/ Defekti në motor shkakton thyerjen e dritares së avionit
Previous article LLAPAJ KËRKOI BLLOKIMIN E FINANCIMIT TË KONCERTIT TË KANYE WEST/ Kushtetuesja rrëzon kërkesën: Dosja e paplotë

s.autor

Postime të ngjashme

ANALIZA: Çfarë tregon për Republikën e re Islamike mungesa e Mojtaba Khameneit në varrimin e të atit? Botë

ANALIZA: Çfarë tregon për Republikën e re Islamike mungesa e Mojtaba Khameneit në varrimin e të atit?

TRONDITET BRITANIA/ Ish-ministrja e Burgjeve gjendet e vdekur, dyshime për vrasje Botë

TRONDITET BRITANIA/ Ish-ministrja e Burgjeve gjendet e vdekur, dyshime për vrasje

ZELENSKY ZBULON PLANIN RUS/ Si Kina e ndaloi Putinin nga hedhja e bombës atomike Botë

ZELENSKY ZBULON PLANIN RUS/ Si Kina e ndaloi Putinin nga hedhja e bombës atomike

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT