• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
LLAPAJ KËRKOI BLLOKIMIN E FINANCIMIT TË KONCERTIT TË KANYE WEST/ Kushtetuesja rrëzon kërkesën: Dosja e paplotë
Home
Aktualitet
Kronikë

LLAPAJ KËRKOI BLLOKIMIN E FINANCIMIT TË KONCERTIT TË KANYE WEST/ Kushtetuesja rrëzon kërkesën: Dosja e paplotë

10 July, 2026 s.autor Aktualitet, Kronikë

Pasi “Shqipëria Bëhet” dhe Shoqata “Diaspora për Shqipërinë e Lirë” kanë depozituar kërkesa për shfuqizimin e Aktit Normativ për financimin e koncertiti të Kanye West dhe pezullimin e tij, Gjykatat Kushtetuese njofton se të dyja kërkesat rezultuan të paplota për mungesë dokumentacioni dhe u ka lënë kërkuesve një afat 10-ditor për plotësimin e dosjes. Në të kundërt, kërkesat do të arkivohen.

“Në përgjigje të interesimit tuaj për kërkesat e paraqitura nga Partia “Shqipëria bëhet” dhe Shoqata “Diaspora për Shqipërinë e Lirë”, ju njoftoj se në datën 10.07.2026, në Gjykatën Kushtetuese janë paraqitur dy kërkesa me objekt shfuqizimin e Aktit Normativ nr. 3, datë 06.07.2026, “Për financimin e pjesshëm të organizimit të një aktiviteti kulturor-turistik me përmasa ndërkombëtare”, si dhe pezullimin e zbatimit të tij.

Gjatë verifikimit paraprak të kërkesave, u konstatua se ato nuk ishin të plota dhe nuk shoqëroheshin me të gjithë dokumentacionin e kërkuar nga ligji.

Konkretisht, Partia “Shqipëria bëhet” nuk kishte bashkëlidhur aktin e themelimit dhe statutin e partisë, ndërsa Shoqata “Diaspora për Shqipërinë e Lirë” nuk kishte paraqitur dokumentacionin që provon statusin e saj juridik, si dhe aktin e përfaqësimit për avokatët e deklaruar në kërkesë.

Për këtë arsye, të dyja kërkesat janë regjistruar si kërkesa të paplota dhe kërkuesve u është kërkuar të plotësojnë dokumentacionin brenda afatit 10-ditor të parashikuar nga ligji.

Nëse dokumentacioni nuk paraqitet brenda këtij afati, kërkesat do të arkivohen”, njofton Gjykatat Kushtetuese.

Më herët Kreu i Shqipëria Bëhet kërkoi nga Gjykata Kushtetuese veprime pa vonesa, pasi sipas tij efektet financiare kanë nisur dhe do të jetë shumë vonë për t’i kthyer sërish pas paratë në buxhetin e shtetit. Lapajt tha se cenon dhe barazinë e shtetasve para ligjit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "JAM NË LISTËN E TYRE PREJ KOHËSH"/ Trump paralajmëron Iranin: Nëse më vrasin, kam lënë urdhra që ta bombardojnë si kurrë më parë
Previous article ANALIZA: Çfarë tregon për Republikën e re Islamike mungesa e Mojtaba Khameneit në varrimin e të atit?

s.autor

Postime të ngjashme

QYTETARËT NË PROTESTË PREJ 41 DITËSH/ Kërkohet largimi i Ramës dhe Berishës Aktualitet

QYTETARËT NË PROTESTË PREJ 41 DITËSH/ Kërkohet largimi i Ramës dhe Berishës

ALARM NË DURRËS/ Zjarr në godinën pranë kishës katolike dhe bashkisë Aktualitet

ALARM NË DURRËS/ Zjarr në godinën pranë kishës katolike dhe bashkisë

E TRISHTË/ U vra nga bashkëshorti pas debatit për celularin, del foto e viktimës së krimit në Shkodër Aktualitet

E TRISHTË/ U vra nga bashkëshorti pas debatit për celularin, del foto e viktimës së krimit në Shkodër

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT