• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 30 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

30 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
AFERA ‘5D’/ Apeli i GJKKO liron ish-drejtorin e IMT-së, Mariglen Qato
Home
Aktualitet
Kronikë

AFERA ‘5D’/ Apeli i GJKKO liron ish-drejtorin e IMT-së, Mariglen Qato

30 June, 2026 s.autor Aktualitet, Kronikë

Gjykata e Posaçme e Apelit liroi nga paraburgimi dhe dërgoi në arrest shtëpie Mariglen Qaton, ish-drejtorin e IMT-së në Bashkinë e Tiranës, që po gjykohet për aferën 5D. Zbutja e masës për Qaton vjen pas lirimit të dy ish-drejtorëve të tjerë të Bashkisë, Redi Molla në arrest shtëpie dhe Taulant Tusha në detyrim për paraqitje.

Redi Molla dhe Mariglen Qato akuzohen për korrupsion, pastrim parash e fshehje pasurie dhe SPAK ka kërkuar dënimin e tyre përkatësisht me 11 dhe 9 vite burgim, si dhe dënim plotësues për të mos ushtruar funksione publike për 5 vjet.

Për Taulant Tushën, është kërkuar dënimi me 4 vjet burg për shkelje të barazisë në tendera në tre raste, për Enton Punavijan dhe Julian Zanaj 3 vjet burg, ndërsa për Albano Jankun 2 vjet burg.

SPAK kërkoi 7 vite burg për biznesmenin Nestor Muhametllari. Nga hetimet, SPAK thotë se rezultoi e provuar se Redi Molla e Mariglen Qato janë pronarët faktikë të kompanisë 5D Konstruksion, që fitonte miliona euro tendera në Bashkinë e Tiranës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article BASHKËPUNIM ME ITALINË PËR PRODHIMIN E MJETEVE DETARE/ Rama: 500 vende pune të reja
Previous article KËRKOJNË LIRIMIN E TË SHOQËRUARVE/ Potestuesit thirrje në kor para Policisë së Tiranës: Arrestoni Ballukun!

s.autor

Postime të ngjashme

"12 TË LËNDUAR, 7 NË GJENDJE TË RËNDË"/ Spitali i Traumës informacion zyrtar për aksidentin tragjik në autostradën Tiranë–Durrës Aktualitet

"12 TË LËNDUAR, 7 NË GJENDJE TË RËNDË"/ Spitali i Traumës informacion zyrtar për aksidentin tragjik në autostradën Tiranë–Durrës

LIROHEN 6 PROTESTUESIT E ARRESTUAR/ Kola zbardh skenarin: Marshimi do të vijojë si normalisht Aktualitet

LIROHEN 6 PROTESTUESIT E ARRESTUAR/ Kola zbardh skenarin: Marshimi do të vijojë si normalisht

VETËDORËZOHET MARJALDO NELA/ I kërkuar për vrasjen e Endri Goxhajt në Memaliaj Aktualitet

VETËDORËZOHET MARJALDO NELA/ I kërkuar për vrasjen e Endri Goxhajt në Memaliaj

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT