• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 30 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

30 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
BASHKËPUNIM ME ITALINË PËR PRODHIMIN E MJETEVE DETARE/ Rama: 500 vende pune të reja
Home
Politikë

BASHKËPUNIM ME ITALINË PËR PRODHIMIN E MJETEVE DETARE/ Rama: 500 vende pune të reja

30 June, 2026 s.autor Politikë

Kreu i qeverisë, Edi Rama, ishte i pranishëm këtë të martë 30 qershor, në Vlorë, ku dhe u nënshkrua Memorandumi i Bashkëpunimit mes gjigandit italian të industrisë detare FINCANTIERI, kompanisë shtetërore KAYO dhe Shkollës Industriale “Pavarësia”, për prodhimin e mjeteve detare në Pashaliman.

Qëllimi i këtij memorandumi është zhvillimi i praktikave profesionale dhe mundësia e punësimit në fushën e ndërtimit dhe industrisë detare.

Fjalën e mbajti fillimisht kreu i KAYO-s, Ardi Veliu. Ai u shpreh se partneriteti strategjik do të krijojë mundësi të reja për zhvillimin e industrisë ushtarake dhe forcimin e kapaciteteve profesionale, duke ndërtuar një bazë të qëndrueshme për rritjen e aktivitetit.
“Një partneritet strategjik që jep mundësi të reja për zhvillimin e industrisë ushtarake dhe jo vetëm, ngritjen e kapaciteteve profesionale përmes këtij bashkëpunimi ne do ndërtojmë një bazë të qëndrueshme për rritjen e aktivitetit tonë, duke krijuar siguri dhe vazhdimësi në punë, për projekte afatgjata që do gjenerojnë të ardhura të qëndrueshme dhe do sigurojnë rolin e KAYO-s si një aktor i rëndësishëm në industrinë shqiptare”, u shpreh Veliu.

Rama u shpreh se qeveria do të miratojë një akt normativ për të rritur financimin e mbrojtjes, duke synuar 2.6% të buxhetit të shtetit, në përputhje me objektivat e NATO-s. Ai theksoi se përfitues do të jenë strukturat e Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura, si dhe të gjitha hallkat që i bashkohen këtij procesi rritjeje.

“Ne jemi sot në një ditë kur pas këtij takimi, qeveria shqiptare do të miratojë një akt normativ, ndër të tjera Shqipëria do të angazhojë të gjithë financimin e nevojshëm për të arritur targetin e përcaktuar nga anëtarësia jonë në NATO, që e çon në 2.6% të buxhetit të përgjithshëm të shtetit shpenzimin tonë për mbrojtje, ku përfituesit drejtpërdrejtë janë të gjithë ata që janë pjesë e strukturës sonë të Ministrisë së Mbrojtjes, FA, por edhe të gjithë ata që i bashkohen hap pas hapi kësaj rritjeje të jashtëzakonshme”, tha Rama.

Ai gjithashtu theksoi se nga ky partneritet do të krijohen 500 vende pune, në kuadër të sistemit të ri që po ndërtohet në fushën e mbrojtjes.

“Janë 500 vende pune që krijohen në këtë territor, nga ky partneritet dhe siç e tha administratori i përgjithshëm, janë 500 vende pune që kërkojnë njerëz të kualifikuar, ekspertizë, të mirëpaguara, në këtë sistem të ri që po ndërtohet. Duhet pasur parasysh që të gjithë ata që do përfshihen në këtë sipërmarrje, nuk do jenë thjesht njerëz që zotërojnë një zanat, por që do të shikohen edhe nga ana e figurës, sepse do të jenë pjesë e sistemit të mbrojtjes së Shqipërisë”, shtoi ai.

Projekti synon të rrisë kapacitetet ushtarake të Shqipërisë dhe të krijojë mjete detare si për Forcat e Armatosura shqiptare, ashtu edhe për aleatët.

Investimi, që pritet të sjellë rreth 500 vende pune, do të jetë me fokus te të rinjtë dhe të diplomuarit e shkollave profesionale

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article EMRAT/ Babë e bir “kokat” e grupit që shiste drogë pranë shkollave në Tiranë, baza lokali i tyre
Previous article AFERA ‘5D’/ Apeli i GJKKO liron ish-drejtorin e IMT-së, Mariglen Qato

s.autor

Postime të ngjashme

"MOS U DORËHIQ, KËTA S'JANË ALTERNATIVË"/ Rama ndan mesazhin e një qytetari Politikë

"MOS U DORËHIQ, KËTA S'JANË ALTERNATIVË"/ Rama ndan mesazhin e një qytetari

KUVENDI MBLIDHET NË SEANCË PLENARE/ Disa qytetarë protestojnë jashtë godinës Politikë

KUVENDI MBLIDHET NË SEANCË PLENARE/ Disa qytetarë protestojnë jashtë godinës

ZBULOHET RAPORTI I SHISH PËR KUVENDIN/ Ja rreziqet e sigurisë kombëtare. Akuzat e opozitës, Vlora Hyseni: Po dezinformoni për interesa politike Politikë

ZBULOHET RAPORTI I SHISH PËR KUVENDIN/ Ja rreziqet e sigurisë kombëtare. Akuzat e opozitës, Vlora Hyseni: Po dezinformoni për interesa politike

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT