• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

26 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
U AKSIDENTUA NË NJË PLAZH TË SPANJËS/ 27-vjeçari shqiptar në gjendje kritike për jetën! Familja kërkon ndihmë për kurimin në Britani
Home
Aktualitet
Kronikë

U AKSIDENTUA NË NJË PLAZH TË SPANJËS/ 27-vjeçari shqiptar në gjendje kritike për jetën! Familja kërkon ndihmë për kurimin në Britani

26 June, 2026 s.autor Aktualitet, Kronikë

27-vjeçari shqiptar Ardi Balliu po lufton për jetën në një spital në Spanjë, pasi pësoi një dëmtim të rëndë në shtyllën kurrizore gjatë një zhytjeje në det kur ishte me pushime.

Ardi Balliu jetonte dhe punonte në Northampton të Mbretërisë së Bashkuar, por aksidenti gjatë pushimeve e dëmtoi. Ai u aksidentua në plazhin Caló des Moro, në ishullin e Majorkës, kur u hodh me kokë në ujë dhe nuk doli më në sipërfaqe. Miku që e shoqëronte kërkoi menjëherë ndihmë, ndërsa pushues të tjerë arritën ta nxirrnin nga deti dhe ta transportonin në breg, përpara se ai të dërgohej me helikopter mjekësor në spital.

Ardi Balliu

Sipas familjarëve, i riu ka pësuar një thyerje të rëndë në vertebrën C1 dhe në disa pjesë të tjera të shtyllës kurrizore. Ai ndodhet në terapi intensive, i lidhur me aparatura, pasi nuk është në gjendje të marrë frymë vetë. Mjekët kanë paralajmëruar se ka shumë gjasa që ai të mbetet i paralizuar përgjithmonë. Kushërira e tij, Ingrid Kaca, tha se gjendja e Ardit mbetet kritike dhe se ende nuk mund të kryhet ndërhyrja kirurgjikale, pasi mjekët po presin të vlerësojnë nëse ai do të jetë në gjendje të marrë frymë pa mbështetje me aparatura.

“Mirror” shkruan se pas aksidentit, familjarë dhe miq kanë udhëtuar drejt Spanjës për të qenë pranë tij, ndërsa është hapur edhe një fushatë në platformën GoFundMe për të mbledhur fondet e nevojshme për ta dërguar të riun në Angli, për kurim.

“Ai është një individ i mrekullueshëm dhe i dashur – një mik mbështetës dhe anëtar i familjes. Ardit i pëlqen të udhëtojë dhe të eksplorojë vende të ndryshme dhe i pëlqen të argëtohet. Ai është shpirti i festës, i pëlqen fitnesi i tij dhe është një person kaq i kujdesshëm dhe i sinqertë. Jemi shumë të shqetësuar dhe me zemër të thyer”, tha kushërira e tij.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article RAMA NDAN PAMJET/ Ish-presidenti francez nderohet me Medaljen e Artë të Mirënjohjes Publike
Previous article RIKTHEHEN TENSIONET NË HORMUZ/ Irani qëllon anijen, OKB pezullon operacionin e shoqërimit

s.autor

Postime të ngjashme

GODITET BANDA E DROGËS NË MZKONOS/ “Koka” e grupit një 37-vjeçar shqiptar Aktualitet

GODITET BANDA E DROGËS NË MZKONOS/ “Koka” e grupit një 37-vjeçar shqiptar

OPERACIONI ANTIDROGË NË TIRANË/ Arrestohet 35-vjeçari me kokainë dhe kanabis, ja zonat ku vepronte Aktualitet

OPERACIONI ANTIDROGË NË TIRANË/ Arrestohet 35-vjeçari me kokainë dhe kanabis, ja zonat ku vepronte

HELMIMI I 60 KURSANTËVE/ AKU: “SORI-AL” me higjienë të përshtatshme. Ndërpritet aktiviteti deri në daljen e analizave Aktualitet

HELMIMI I 60 KURSANTËVE/ AKU: “SORI-AL” me higjienë të përshtatshme. Ndërpritet aktiviteti deri në daljen e analizave

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT