• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
RAMA NË POLONI PËR “RINDËRTIMIN E UKRAINËS”/ Takime me liderë europianë dhe investitorë ndërkombëtarë
Home
Politikë

RAMA NË POLONI PËR “RINDËRTIMIN E UKRAINËS”/ Takime me liderë europianë dhe investitorë ndërkombëtarë

25 June, 2026 s.autor Politikë

Kryeministri Edi Rama do të marrë pjesë në Konferencën për Rindërtimin e Ukrainës (Ukraine Recovery Conference – URC 2026), e cila zhvillohet më 25 dhe 26 qershor në Gdańsk, me pjesëmarrjen e liderëve politikë, institucioneve financiare ndërkombëtare, përfaqësuesve të biznesit dhe organizatave të shoqërisë civile nga e gjithë bota.

Konferenca konsiderohet platforma më e rëndësishme ndërkombëtare për koordinimin e mbështetjes politike, financiare dhe ekonomike ndaj Ukrainës, me fokus rindërtimin dhe zhvillimin afatgjatë të vendit pas dëmeve të shkaktuara nga lufta.

Gjatë qëndrimit në Poloni, Rama do të pritet nga Kryeministri polak Donald Tusk dhe do të marrë pjesë në ceremoninë zyrtare të hapjes së konferencës. Kreu i qeverisë shqiptare do të mbajë gjithashtu një fjalë përshëndetëse në sesionin e dytë plenar të aktivitetit.

Punimet e konferencës do të fokusohen te sektorët më të prekur nga agresioni rus, përfshirë energjinë, infrastrukturën kritike, logjistikën, si dhe forcimin e kapaciteteve të sigurisë dhe mbrojtjes, të cilat konsiderohen elemente kyçe për procesin e rindërtimit të Ukrainës.

Në kuadër të vizitës në Gdańsk, Kryeministri Rama pritet të zhvillojë një sërë takimesh dypalëshe me homologë europianë dhe ndërkombëtarë. Në axhendë është parashikuar edhe një takim me Komisioneren e Bashkimit Europian për Zgjerimin, Marta Kos.

Po ashtu, kreu i qeverisë shqiptare do të zhvillojë takime me drejtues të kompanive të mëdha ndërkombëtare, veçanërisht nga sektorët e energjisë dhe investimeve, me synim zgjerimin e bashkëpunimit ekonomik dhe identifikimin e mundësive të reja për zhvillim dhe investime.

Konferenca për Rindërtimin e Ukrainës mbledh çdo vit përfaqësues të qeverive, institucioneve financiare dhe sektorit privat, duke synuar mobilizimin e fondeve dhe projekteve për rimëkëmbjen ekonomike, sociale dhe infrastrukturore të Ukrainës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article AKSIDENT NË MILOT/ Katër të lënduar, një në gjendje të rëndë
Previous article MARRËVESHJA SHBA-IRAN/ Çmimi i naftës bie në nivele rekord. Rifillon trafiku në Ngushticën e Hormuzit

s.autor

Postime të ngjashme

FIRMOS URDHRIN/ Llamari: Igballe Berisha shpallet “person i padëshiruar” në Shqipëri Politikë

FIRMOS URDHRIN/ Llamari: Igballe Berisha shpallet “person i padëshiruar” në Shqipëri

DELEGACIONI I KUVENDIT NË MADRID/ Spanja rikonfirmon mbështetjen për integrimin e Shqipërisë në BE Politikë

DELEGACIONI I KUVENDIT NË MADRID/ Spanja rikonfirmon mbështetjen për integrimin e Shqipërisë në BE

DEBATE PËR NDARJEN E RE TERRITORIALE/ Opozita: Nuk kemi kohë! Mazniku: Afatet i përcakton ligji Politikë

DEBATE PËR NDARJEN E RE TERRITORIALE/ Opozita: Nuk kemi kohë! Mazniku: Afatet i përcakton ligji

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT