• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PARA DY JAVËSH NJOFTOI SE NUK DO LARGOHEJ/ Kryeministri i Britanisë Keir Starmer dëgjon kritikët, jep dorëheqjen
Home
Botë

PARA DY JAVËSH NJOFTOI SE NUK DO LARGOHEJ/ Kryeministri i Britanisë Keir Starmer dëgjon kritikët, jep dorëheqjen

22 June, 2026 s.autor Botë

Kryeministri i Britanisë Keir Starmer jep dorëheqjen nga posti i kryeministrit si dhe nga drejtimi i Partisë Laburiste.
Starmer deklaron se çdo vendim që ka marrë e ka bërë për ta vendosur Britaninë në vend të parë.
Dorëheqjen e njoftoi në një deklaratë para rezidencës në “Downing Street”.
Ky akt vjen pas humbjes së Partisë Laburiste në zgjedhjet lokale, gjë që thelloi krizën brenda partisë.

Pakënaqësia ndaj udhëheqjes së Starmer u thellua pas largimit të Sekretarit të Shëndetësisë, Wes Streeting, i cili dha dorëheqjen muajin e kaluar. Në deklaratat e tij publike, Streeting kritikoi ashpër atë që e cilësoi si mungesë vendosmërie nga ana e kryeministrit dhe la të hapur mundësinë për të kandiduar në të ardhmen për drejtimin e partisë.

Një tjetër goditje për qeverinë erdhi këtë muaj me dorëheqjen e Sekretarit të Mbrojtjes, John Healey. Healey u largua pas një mosmarrëveshjeje mbi financimin e forcave të armatosura, duke akuzuar Starmer se nuk kishte përmbushur premtimet publike të bëra lidhur me buxhetin ushtarak.

Dorëheqjet e dy figurave kyçe kanë shtuar spekulimet për tensione të brendshme në qeveri dhe kanë ngritur pikëpyetje mbi stabilitetin e udhëheqjes së Keir Starmer në një periudhë sfiduese politike.

Në fjalimin e tij të dorëheqjes Keir Starmer deklaroi se do të bëjë gjithçka që mundet për të siguruar një dorëzim të rregullt të pushtetit dhe do t’i japë pasardhësit të tij mbështetjen e tij.

Starmer deklaroi se foli me mbretin këtë mëngjes për ta informuar për vendimin e tij për të dhënë dorëheqjen.

Sa i përket krizës brenda Laburistëve tha se i kërkoi Komitetit Ekzekutiv Kombëtar të partisë të përcaktojë një orar me hapjen e nominimeve për udhëheqjen më 9 korrik, proces që do të mbyllet përpara se Parlamenti të kthehet në shtator.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article AKSIDENT TRAGJIK NË ÇERMË/ Motori përplas të moshuarën
Previous article AFRIM TOLA PARAQITET NË SPAK/ Ish-ministri Pango: Nuk mbaj mend çfarë kam bërë 18 vite më parë

s.autor

Postime të ngjashme

ANALIZA E DW: Pse Bullgaria po kërcënon të vërë veton ndaj sanksioneve të BE-së ndaj Rusisë? Botë

ANALIZA E DW: Pse Bullgaria po kërcënon të vërë veton ndaj sanksioneve të BE-së ndaj Rusisë?

EUROPA "SHKRIHET" NGA I NXEHTI/ 48 rajone franceze në alarm, mbyllen shkolla e anulohen trena Botë

EUROPA "SHKRIHET" NGA I NXEHTI/ 48 rajone franceze në alarm, mbyllen shkolla e anulohen trena

PAS RAUNDIT NË ZVICËR/ Kina bën thirrje për avancim në bisedimet SHBA–Iran Botë

PAS RAUNDIT NË ZVICËR/ Kina bën thirrje për avancim në bisedimet SHBA–Iran

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT