• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
AFRIM TOLA PARAQITET NË SPAK/ Ish-ministri Pango: Nuk mbaj mend çfarë kam bërë 18 vite më parë
Home
Breaking News

AFRIM TOLA PARAQITET NË SPAK/ Ish-ministri Pango: Nuk mbaj mend çfarë kam bërë 18 vite më parë

22 June, 2026 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Në gjyqin për aferën Partizani, ish-ministri i Sporteve, Ylli Pango u pyet edhe nëse e njihte Afrim Tolën, i cili në dosjen e SPAK thuhet se ishte një prej anëtarëve të Komisionit, që u ngrit për vlerësimin e klubit shumësportësh të Partizanit. Ashtu si edhe për shumë pyetje të drejtuara nga prokurorët e SPAK, Pango tha se emri i Afrim Toles nuk i kujtonte asgjë. Madje, i pyetur nga SPAK mbi një shkresë që i ka dërguar ish-vartësja e tij, Violeta Shqevi, e cila i thonte se fusha e basketbollit dhe dhe shumë prona të tjera ishin zënë me forcë, Pango sërish tha se nuk kujtonte asgjë çfarë është bërë 18 vite më parë.

Pjesë nga dëshmia

Prokurorja: Afrim Tola, ju kujton gjë?

Ylli Pango: Jo, duhet të vras mendjen që ta kujtoj.

Prokurorja: Më 14 prill 2008, Shqevi ju njofton me shkresë se fusha e basketbollit dhe shumë prona të tjera ishin zënë me forcë. Ju kujtohet kjo shkresë dhe çfarë është bërë më pas?

Pango: SPAK ma vuri ne dukje këtë shkrese, nuk e mohoj se e ka shkruajtur, drejtoresha nuk e ka bërë si njohëse e legjislacionit të jurisprudencës, çdo ministër e di qe asetet duhet të kontrollohen nga ministria e Ekonomisë, në një nga mbledhjet e qeverisë janë bërë për privatizimin e pronave, kam kërkuar kalimin e aseteve në juridiksionin tonë, ne për objektet sportive nuk kishim pronësi

Prokurorja: Ju e njihni anën juridike?

Pango: Unë jam autor i shumë librave dhe deputet i kuvendit. Nuk mbaj mend çfarë kam bere 18 vjet me pare?

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PARA DY JAVËSH NJOFTOI SE NUK DO LARGOHEJ/ Kryeministri i Britanisë Keir Starmer dëgjon kritikët, jep dorëheqjen
Previous article PAMJET/ Jo veç pankarta, protesta mes tullumbaceve, flakadanëve e flamingove

s.autor

Postime të ngjashme

AKSIDENT TRAGJIK NË ÇERMË/ Motori përplas të moshuarën Aktualitet

AKSIDENT TRAGJIK NË ÇERMË/ Motori përplas të moshuarën

PAMJET/ Jo veç pankarta, protesta mes tullumbaceve, flakadanëve e flamingove Aktualitet

PAMJET/ Jo veç pankarta, protesta mes tullumbaceve, flakadanëve e flamingove

PËRFUNDOJNË FJALIMET/ Nis marshimi i protestuesve në kryeqytet Aktualitet

PËRFUNDOJNË FJALIMET/ Nis marshimi i protestuesve në kryeqytet

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT