Në orët e para të mëngjesit të 12 qershorit, SPAK në bashkëpunim me Policinë e Shtetit goditën dy grupet kriminale të dyshura për përfshirje në trafikun ndërkombëtar të lëndëve narkotike dhe pastrim parash. Teksa kujtojmë se në total u lëshuan 20 masa sigurie, prej të cilave 15 “arrest me burg” dhe 5 të tjera “arrest shtëpie”, duke përfshirë biznesmenë dhe persona që dyshohet se drejtonin këto rrjete kriminale.
Ashtu si pothuaj të gjitha organizatat kriminale edhe ky grup ka pasur bazën e komunikimit SKYECC, teksa në dosjen e SPAK janë zbuluar kodet që përdoreshin nga krerët e grupit.
Alfredo Hamzai: I’m back/Vlora
Indrit Kulaj: Gamba
Luçiano Koçeku:loku / loku neë/ loku idlehail / self
Abedin Koçeku: Hidrauliku
Astrit Vladi: Sky it
Kastriot Vladi: Tesla
Ervin Koçeku: Vin/ vin lokut
Elvis Vladi: VVVVVV
Drtitan Aga: Nari
I paidentifikuar-laborator: 12123
I paidentifikuar-shumat monetare: Bro Pm
Skënder Sufa: morris/marananej
I paidentifikuar-rasti Birmingam: Billi/prada/rs2
Orgest Briçaj: doraemon
Orest Sota: Vlora
Elton Mehmeti: Nito
Adrian Rama: DOHA
Arsen Gerbi: NOTARI
Dionis Hoxha: D.2
Kujtojmë se sipas hetimeve në krye të dy organizatave kriminale qëndrojnë Luçiano Koçeku dhe Alfredo Hamzai, të cilët dyshohet se kanë organizuar dhe koordinuar aktivitete të gjera të trafikut të drogës nga Amerika Latine drejt Europës.
)




