Gjatë bisedës për ndërtimet dhe kullat në Tiranë, Alfred Peza e pyet edhe për bregdetin. Shkreli shprehet se investimi në Palasë është një dështim dhe ngjan si varrezë gjigande. Ndërsa për Zvërnecin shprehet se nuk duhet prekur një zone e mbrojtur duhet lënë siç është.
Alfred Peza: Në pjesën e bregtetit investimet, a janë në kulmin e vet dhe a kemi bërë të njëjtat gabime si në qytete?
Artan Shkreli: Një nga shembujt e një dështimi afatgjat të qëndrueshëm është Palasa, si një varrezë gjigante, varrezat kanë gjelbërim, kurse ajo është një masë e madhe si gurore. Natyrisht është zone e shtrenjt sepse kërkesa është më e madhe për të blerë një shtëpi në bregdet se vetë oferta.
Jala është një nga shembujt e mire, e lidhur shumë mire me siluetin me detin. Shembujt më të mire do ishin rijetëzimi I fshatrave që ka bregu dhe do të jenë perlat e vërteta të ndërtuara bukur.


