Gjithashtu Alfred Peza në podcastin “Pjaca” në Radar Media e pyeti Artan Shkrelin edhe për situatën aktuale të Zvërnecit dhe ai u shpreh se një zone e mbrojtur duhet lënë siç është, Zvërneci nuk duhet prekur.
Artan Shkreli: Shqipëria është vend që kërkon të thithë inevstime dhe të një cilësie të lartë. Unë mendoj që Zvërneci nuk duhet ndërtuar është një zone e mbrojtur. Sazani mund të turistifikohet, Zvërneci duhet lënë siç është ligatin me zogj, jo më kot është shpallur zone e mbrjotur. Jo aeroportet janë afër, Aeroporti I Vlorës do ta çorjentojë jetën e gjallesave.


