• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DETAJE TRONDITËSE/ Armand Shakaj e futi trupin e pajetë në automjet, e çoi në Ibë me karrotrec! Autori ndërroi 6 numra celulari…
Home
Breaking News

DETAJE TRONDITËSE/ Armand Shakaj e futi trupin e pajetë në automjet, e çoi në Ibë me karrotrec! Autori ndërroi 6 numra celulari…

12 June, 2026 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Armand Shakaj, i shpallur në kërkim si autor të dyshuar për zhdukjen e mikut të tij të ngushtë, Eglant Koçi, dyshohet se ka përdorur një karrotrec për të transportuar automjetin e tij, brenda të cilit mendohet se ndodhej edhe trupi i 34-vjeçarit, drejt zonës së Ibës.

Sipas hetuesve, kjo manovër është kryer për t’iu shmangur kontrolleve rutinë të policisë dhe për të mos ngjallur dyshime gjatë lëvizjes së automjetit. Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur më 6 qershor. Nga verifikimet e kamerave të sigurisë rezulton se trupi i Koçit mund të jetë mbajtur në automjet për rreth një ditë e gjysmë, pasi kontaktet e fundit të tij me familjarët datojnë më 4 qershor.

Policia ka identifikuar dhe marrë në pyetje drejtuesin e karrotrecit. Sipas dëshmisë së tij, automjeti i Shakajt është transportuar pranë një servisi në zonën e Ibës, pasi ky i fundit i kishte thënë se makina kishte pësuar defekt. Dëshmitari ka deklaruar se pas dorëzimit të mjetit është larguar dhe nuk kishte asnjë dijeni se çfarë mund të ndodhej në brendësi të tij.

Ndërkohë, në ambientet e zyrës ku dyshohet se është mbajtur Eglant Koçi, ekspertët kanë konstatuar gjurmë mbetjesh baruti. Grupi hetimor është në pritje të rezultateve të ekspertizës laboratorike, e cila pritet të hedhë më shumë dritë mbi rrethanat e ngjarjes. Prej disa ditësh, policia po zhvillon kërkime intensive në dy drejtime kryesore, gjetjen e trupit të Eglant Koçit në zonat përreth Tiranës, Elbasanit dhe Librazhdit, si dhe lokalizimin e arrestimin e Armand Shakajt, i cili vijon të jetë në arrati.

Burime të sigurta bëjnë me dije se 41-vjeçari ka ndryshuar të paktën gjashtë numra telefoni gjatë ditëve të fundit, në një përpjekje të vazhdueshme për të shmangur lokalizimin nga strukturat ligjzbatuese.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article OPERACIONI/ Nga Artur Shehu i pronës në Zvërnec tek Ilir Shtufi i kullave në Tiranë, kush janë biznesmenët e njohur në kërkim nga SPAK
Previous article OPERACIONI I SPAK/ Sekuestrohen makinat e "Top Seven" dhe mbi 128 milionë euro! Paratë në funksion të projektit në Zvërnec ku ishte i përfshirë Artur Shehu

s.autor

Postime të ngjashme

OPERACIONI/ Nga Artur Shehu i pronës në Zvërnec tek Ilir Shtufi i kullave në Tiranë, kush janë biznesmenët e njohur në kërkim nga SPAK Aktualitet

OPERACIONI/ Nga Artur Shehu i pronës në Zvërnec tek Ilir Shtufi i kullave në Tiranë, kush janë biznesmenët e njohur në kërkim nga SPAK

OPERACIONI I SPAK/ Sekuestrohen makinat e "Top Seven" dhe mbi 128 milionë euro! Paratë në funksion të projektit në Zvërnec ku ishte i përfshirë Artur Shehu Aktualitet

OPERACIONI I SPAK/ Sekuestrohen makinat e "Top Seven" dhe mbi 128 milionë euro! Paratë në funksion të projektit në Zvërnec ku ishte i përfshirë Artur Shehu

DETAJET E PARA/ SPAK dhe Policia e Shtetit, megaoperacion kundër trafikut të drogës dhe pastrimit të parave Aktualitet

DETAJET E PARA/ SPAK dhe Policia e Shtetit, megaoperacion kundër trafikut të drogës dhe pastrimit të parave

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT