• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PUNIMET NË RRUGËN ELBASAN-QAFË THANË/ ARRSH: Brenda qershorit hapen 7.5 km e parë me dy kalime
Home
Aktualitet
Kronikë

PUNIMET NË RRUGËN ELBASAN-QAFË THANË/ ARRSH: Brenda qershorit hapen 7.5 km e parë me dy kalime

1 June, 2026 s.autor Aktualitet, Kronikë

Brenda muajit qershor pritet të hapet për qarkullim në dy sense lëvizjeje, segmenti i parë prej 7.5 km i rrugës Elbasan – Qafë Thanë të Korridorit VIII. Sipas Autoritetit Rrugor Shqiptar, nga tetë kontratat që përbëjnë këtë aks, njëra është përfunduar plotësisht, ndërsa po vijojnë punimet për mbylljen e fazës së dytë.

Aktualisht qarkullimi kryhet vetëm në njërën anë të rrugës, ndërsa shpronësimet e miratuara së fundmi nga qeveria pritet të mundësojnë hapjen e plotë të trafikut në segmentin e parë.

Paralelisht bëhet me dije se pjesa më e madhe e punimeve në lotet aktuale parashikohet të përfundojë deri në fund të vitit 2026, ndërsa përfundimi i plotë i të tetë fazave të projektit synohet brenda dhjetorit 2027.

Paralelisht, gjatë këtij viti pritet të nisë edhe zbatimi i një kontrate të re, e njohur si faza e nëntë, ku përfshihet tuneli i Hotoloshtit e që do i japë zgjidhje përfundimtare problematikës së krijuar në këtë fshat. Kjo pasi projekti i mëparshëm e ndante fshatin në 2 pjesë, çka solli dhe kundërshtimin e banorëve të zonës. Sipas ARRSH, kjo ndërhyrje konsiderohet një nga veprat më të rëndësishme të projektit, pasi shmang ndikimet që do të kishte ndërtimi i rrugës në sipërfaqe dhe adreson kërkesat e komunitetit dhe biznesit lokal.

Korridori VIII është një nga investimet më të mëdha infrastrukturore në vend dhe synon të lidhë portet shqiptare me Maqedoninë e Veriut dhe më tej me rrjetin europian të transportit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KUSHTETUESJA RRËZON KËRKESËN E DEMOKRATËVE: Nuk do të ngrihet komision hetimor për McGonigal
Previous article PËRPLASJA PËR AEROPORTIN E VLORËS/ Ish-administratori Valon Lluka nxjerr mesazhet personale me Behgjet Pacollin: Miratoi kalimin e aksioneve te Valon Ademi

s.autor

Postime të ngjashme

"PLAS" SHERRI NË QENDËR TË TIRANËS/ Shoferi i autobusit dhe i makinës godasin njëri-tjetrin me leva Aktualitet

"PLAS" SHERRI NË QENDËR TË TIRANËS/ Shoferi i autobusit dhe i makinës godasin njëri-tjetrin me leva

ARRESTIMI DHE DËNIMI ME BURG I 34-VJEÇARES BASHKË ME FOSHNJËN/ Reagon Drejtoria e Burgjeve: Kemi hartuar një plan... Aktualitet

ARRESTIMI DHE DËNIMI ME BURG I 34-VJEÇARES BASHKË ME FOSHNJËN/ Reagon Drejtoria e Burgjeve: Kemi hartuar një plan...

PUNËSIMI I MUÇI SHALJANIT NË POLICI/ Dënohen dy ish-zyrtarët e Policisë Aktualitet

PUNËSIMI I MUÇI SHALJANIT NË POLICI/ Dënohen dy ish-zyrtarët e Policisë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT