• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 3 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

3 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
LABORATORI I KOKAINËS NË FIER/ Merr fund arratia e Kevin Margjonit, të shumëkërkuarit te SPAK
Home
Aktualitet
Kronikë

LABORATORI I KOKAINËS NË FIER/ Merr fund arratia e Kevin Margjonit, të shumëkërkuarit te SPAK

26 May, 2026 s.autor Aktualitet, Kronikë

Ka marrë fund arratia e Kevin Margjonit. 49-vjeçari, i shpallur në kërkim ndërkombëtar në kuadër të hetimeve për laboratorin e kokainës në Frakull të Fierit, është arrestuar në Spanjë me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë. Arrestimi i tij u bë i mundur falë bashkëpunimit të Interpol Tiranës me homologët në Madrid.

Kevin Margjoni ishte shpallur në kërkim pasi ndaj tij, Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” si dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale ose grupi i strukturuar kriminal”.

Arrestimi i Margjonit vjen në një kohë kur hetimet për dosjen e laboratorit të drogës në Frakull kanë marrë zhvillime të reja. Vetëm një ditë më parë, Prokuroria e Posaçme u dha statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë dy prej të pandehurve të këtij procedimi penal, një shtetasi të huaj dhe një shqiptari, identitetet e të cilëve mbahen sekret për shkak të hetimeve.

Sipas burimeve, bashkëpunëtorët kanë dhënë episode dhe emra të rinj të personave të përfshirë në aktivitetin kriminal. Deri më tani, në kuadër të tre procedimeve penale, janë identifikuar mbi 15 persona. Hetimet kanë nisur që në vitin 2022, pas zbulimit të laboratorit të përpunimit të kokainës në banesën e familjes Çervanaku në Frakull të Fierit, ku u sekuestruan mbi 480 kilogramë kokainë. Dyshohet se lënda narkotike ishte sjellë nga Kolumbia dhe ishte fshehur në një ngarkesë me pleh organik artificial.

Në kuadër të kësaj dosjeje janë arrestuar Klevent Gjolena, Aldi Zonja dhe Musa Gjikola, ndërsa Kevin (Arjan) Margjoni dhe Durim Keçi ishin shpallur në kërkim. Prokuroria e Posaçme kishte vendosur më 13 janar ndarjen e akteve të procedimit penal dhe vijimin e hetimeve për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale ose grupi i strukturuar kriminal”.

Operacioni për laboratorin e Frakullës konsiderohet një nga goditjet më të mëdha ndaj trafikut ndërkombëtar të kokainës në Shqipëri. Më 24 nëntor 2022, në Frakull të Madhe të Fierit, u arrestuan, u proceduan apo u shpallën në kërkim disa persona, mes tyre ish-kryekomunari Viktor Çervanaku, Nikolin Gjolena, Denilson Çervanaku, Klajdi Vrioni alias Klajdi Kodra, Zenel Çervanaku, Redion Meshi, Enxhi Ferhati, Marildo Rona, Bledar Matoshi dhe Julian Malaj.

Për këtë dosje janë dhënë në total 88 vite burg, ndërsa vijon ende gjykimi ndaj kolumbianit Samir Rosales Rodriguez. Ndërkohë, hetimet vazhdojnë edhe për një fraksion tjetër të grupit kriminal, i cili dyshohet se sillte kokainë nga Amerika Latine të fshehur në lëkurë gjedhësh dhe e përpunonte në tre laboratorë të zbuluar në Shqipëri. Për këtë operacion ishin shpallur në kërkim Durim Keçi dhe Kevin (Arjan) Margjoni, ky i fundit tashmë i arrestuar në Spanjë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article INTERVISTA PËR "CORRIERE DELLA SERA"/ Rama: Jemi vend me shumë fat! Turistët nuk kërkojnë vetëm detin, por edhe përvoja…
Previous article PARASHIKIMI I MOTIT/ Dita e sotme me kushte të qëndrueshme, temperaturat maksimale do të jenë 35 °C

s.autor

Postime të ngjashme

"PO NDËRTOJNË PARAJSË PRIVATE NË SHQIPËRI"/ Djali i Joe Biden sulmon familjen Trump dhe përmend projektin e Zvërnecit Aktualitet

"PO NDËRTOJNË PARAJSË PRIVATE NË SHQIPËRI"/ Djali i Joe Biden sulmon familjen Trump dhe përmend projektin e Zvërnecit

BULEVARDI I TEJMBUSHUR/ Mbyllet protesta në mbrotje të Zvërnecit. Thirrje për dorëheqje të Ramës dhe përplasje me policinë Aktualitet

BULEVARDI I TEJMBUSHUR/ Mbyllet protesta në mbrotje të Zvërnecit. Thirrje për dorëheqje të Ramës dhe përplasje me policinë

FOTOLAJM/ Jo vetëm të rinj, në protestën për Zvërnecin edhe fëmijë e bebe Aktualitet

FOTOLAJM/ Jo vetëm të rinj, në protestën për Zvërnecin edhe fëmijë e bebe

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT