• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
INTERVISTA PËR “CORRIERE DELLA SERA”/ Rama: Jemi vend me shumë fat! Turistët nuk kërkojnë vetëm detin, por edhe përvoja…
Home
Politikë

INTERVISTA PËR “CORRIERE DELLA SERA”/ Rama: Jemi vend me shumë fat! Turistët nuk kërkojnë vetëm detin, por edhe përvoja…

26 May, 2026 s.autor Politikë

Kreu i qeverisë shqiptare ia ka besuar ‘rilindjen’ e verës shqiptare enologut të famshëm italian, Riccardo Cotarella i cili si konsulent do të drejtojë projektin kombëtar për transformimin e vreshtarisë në vendin tonë. Cotarella mban postin e presidentit te Federatës Botërore të Verës.

Lajmi është publikuar në gazetën “Corriere Della Sera ku thuhet se synimi është që verërat shqiptare të futen fuqishëm në tregjet ndërkombëtare.

Vetë Cotarella ka deklaruar se Shqipëria ka territore me potencial të jashtëzakonshëm për prodhimin e verës, të afta të nxjerrin verëra me personalitet dhe autenticitet të lartë.

“Me Cotarellën dhe një grup të shkëlqyer entuziastësh dhe profesionistësh, do të shkojmë në tre drejtime: së pari, do të hartëzojmë dhe mbrojmë zonat e kultivimit të verës dhe varietetet vendase të rrushit; së dyti, do të ndihmojmë prodhuesit dhe veraritë të përmirësojnë cilësinë, me teknologji, paketim dhe certifikim; së treti, do të lidhim verën, turizmin, gastronominë dhe territoret”, tha Rama.

Rama flet edhe për turizmin e verës.

“Turizmi i verës është ndoshta pjesa më e natyrshme e projektit. Shqipëria është jashtëzakonisht me fat: turistët nuk kërkojnë vetëm detin, ata kërkojnë përvoja. Ata duan që të hanë, të pinë, të ecin dhe të takojnë njerëz të vërtetë. Kantinat e verës mund të bëhen porta hyrëse për në territoret: Berat, Përmet, Lezhë, Korçë, Shkodër, Elbasan, Luginën e Vjosës dhe rrethinat e Tiranës ose të Durrësit. Ne nuk duam vetëm të shesim shishe. Ne duam t’i japim jetë vendit ku lind ajo shishe”, u shpreh kryeministri Rama.

Rama përshkruhet nga gazeta italiane si një kampion basketbolli, skulptor, profesor në Akademinë e Arteve të Bukura dhe tani edhe një entuziast i verës.

Shqipëria ka rreth 10,000 hektarë vreshta dhe një traditë të lashtë të ndërprerë kryesisht nga komunizmi.

Ai shprehet se do e vendosë verën shqiptare në hartën e Evropës jo si një kuriozitet folklorik, por si një produkt serioz të një vendi mesdhetar me varietete rrushi vendase, peizazhe të jashtëzakonshme dhe një kulturë të re cilësie.

Projekti përfshin edhe ngritjen e një kantine të re eksperimentale brenda Universitetit të Tiranës, me laborator për analizat e tokës dhe verës, që synon të kthehet në një qendër reference për gjithë sektorin.

Në Shqipëri, për një kohë të gjatë, vera ishte edhe kjo: jo një artikull luksi, por një gjest shtëpie.

Dhe ndoshta ringjallja e verës shqiptare duhet të fillojë pikërisht nga aty: duke e shndërruar një gjest shtëpie në një kartëvizitë për botën.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TAKIMI NË VATIKAN/ Presidenti Begaj fton Papën të vizitojë Shqipërinë
Previous article LABORATORI I KOKAINËS NË FIER/ Merr fund arratia e Kevin Margjonit, të shumëkërkuarit te SPAK

s.autor

Postime të ngjashme

"SHQIPËRIA ËSHTË NË SULM NGA ARMIQTË..."/ Rama për CNN: Nuk ekziston diçka e tillë si ‘ishulli i familjes Trump’ Politikë

"SHQIPËRIA ËSHTË NË SULM NGA ARMIQTË..."/ Rama për CNN: Nuk ekziston diçka e tillë si ‘ishulli i familjes Trump’

"NUK SHEH SYRI, SHEH MENDJA"/ Rama reagon sërish për protestat për Zvërnecin: Kuptojeni kush vjen në Shqipëri, jo për ta prishur po vetëm për ta lartësuar Politikë

"NUK SHEH SYRI, SHEH MENDJA"/ Rama reagon sërish për protestat për Zvërnecin: Kuptojeni kush vjen në Shqipëri, jo për ta prishur po vetëm për ta lartësuar

PROTESTUESIT NUK I TREMBEN AS SHIUT/ Thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion Politikë

PROTESTUESIT NUK I TREMBEN AS SHIUT/ Thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT