• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
RËNIA E ÇMIMEVE TË NAFTËS/ Tregjet aziatike rriten mes shpresave për marrëveshje SHBA-Iran
Home
Nderkombetare

RËNIA E ÇMIMEVE TË NAFTËS/ Tregjet aziatike rriten mes shpresave për marrëveshje SHBA-Iran

25 May, 2026 s.autor Botë, Nderkombetare

Çmimet e naftës kanë pësuar rënie të ndjeshme në tregjet ndërkombëtare, këtë të hënë, 25 maj, ndërsa bursat aziatike janë rritur fuqishëm, pas sinjaleve për një marrëveshje të mundshme mes SHBA-ve dhe Iranit që mund t’i japë fund tensioneve të luftës Izrael-Iran.

Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi të shtunën se një marrëveshje me Teheranin ishte “negociuar në masë të madhe” dhe se detajet pritet të bëhen publike së shpejti. Megjithatë, një ditë më vonë ai u kërkoi negociatorëve amerikanë të mos nxitoheshin me finalizimin e saj.

Në tregjet aziatike të së hënës, nafta Brent ra me 5.5%, duke zbritur në 97.90 dollarë për fuçi, ndërsa nafta amerikane pësoi rënie prej 5.8%, në 90.99 dollarë për fuçi.

Trump kishte deklaruar më herët se marrëveshja do të përfshinte edhe rihapjen e Ngushticës së Hormuzit, një nga korridoret më strategjike të energjisë në botë, pa dhënë detaje të mëtejshme.

Ngushtica, përmes së cilës kalon rreth 20% e furnizimit global me naftë dhe gaz natyror të lëngshëm (LNG), ka qenë praktikisht e bllokuar që prej nisjes së konfliktit më 28 shkurt.

Lajmet për një zbutje të tensioneve ndikuan pozitivisht edhe në bursat aziatike. Indeksi japonez Nikkei 225 u rrit me 2.9%, duke kaluar për herë të parë nivelin 65 mijë pikë.

Japonia dhe Koreja e Jugut konsiderohen ndër vendet më të prekura nga kriza, për shkak të varësisë së tyre të lartë nga energjia që vjen nga Gjiri Persik.

Ndërkohë, tregjet financiare dhe energjetike në SHBA dhe Mbretërinë e Bashkuar mbetën të mbyllura të hënën për shkak të festave publike.

Trump bëri të ditur gjithashtu se kishte zhvilluar një “telefonatë shumë të mirë” me liderët e Arabisë Saudite, Emirateve të Bashkuara Arabe, Katarit dhe vendeve të tjera të rajonit lidhur me një “memorandum mirëkuptimi për paqen”.

“Një marrëveshje është negociuar në masë të madhe dhe po pritet finalizimi mes SHBA-së, Iranit dhe vendeve të tjera të përfshira”, deklaroi ai.

Presidenti amerikan theksoi se çdo marrëveshje do ta pengonte “absolutisht” Iranin të siguronte armë bërthamore.

Megjithatë, të dielën Trump paralajmëroi për kujdes në procesin negociues, duke shkruar në Truth Social: Të dyja palët duhet të marrin kohën e nevojshme dhe ta bëjnë siç duhet. Nuk duhet të ketë asnjë gabim!

Nga ana tjetër, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane, Esmaeil Baqaei, deklaroi se qëndrimet mes Uashingtonit dhe Teheranit janë afruar gjatë javës së fundit, por shtoi se ende nuk ka dakordësi për çështjet kyçe, duke akuzuar SHBA-në për “deklarata kontradiktore”.

Tregjet globale të energjisë kanë përjetuar luhatje të forta që nga fillimi i marsit, kur Irani kërcënoi me sulme ndaj anijeve që përdorin Ngushticën e Hormuzit, si reagim ndaj operacioneve ushtarake amerikane dhe izraelite.

Edhe pse çmimet e naftës ranë ndjeshëm këtë të hënë, ato mbeten ende më të larta krahasuar me periudhën para konfliktit, kur Brent tregtohej rreth 70 dollarë për fuçi.

Eksperti i energjisë Saul Kavonic nga MST Financial deklaroi se tregjet po shohin “një dritë në fund të tunelit”, por paralajmëroi se normalizimi i plotë i tregut të naftës mund të zgjasë deri në vitin 2027.

Sipas tij, nevojitet kohë për rikthimin e plotë të transportit përmes Ngushticës së Hormuzit, riparimin e infrastrukturës së dëmtuar dhe rindërtimin e rezervave globale të naftës, të cilat kanë rënë ndjeshëm që nga fillimi i luftës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "THASH SHYQYR QË E VRANË LAMAJN, DO U JEPJA DREKË ÇUNAVE"/ Flet Nuredin Dumani: Pse vendosa të “lëshoj” shokët e krimit
Previous article MARRËVESHJA E DETIT/ Ministri grek Dendias viziton sot Tiranën, takime me Ramën e Nufin

s.autor

Postime të ngjashme

SHBA GODET SISTEMET E RADARIT NË IRAN/ Teherani kundërpërgjigjet duke sulmuar me raketa Kuvajtin dhe Bahrein Botë

SHBA GODET SISTEMET E RADARIT NË IRAN/ Teherani kundërpërgjigjet duke sulmuar me raketa Kuvajtin dhe Bahrein

DRONI GODET KHERSONIN DHE LË NJË VIKTIMË/ Zelensky propozon takim të drejtpërdrejtë me Putinin Botë

DRONI GODET KHERSONIN DHE LË NJË VIKTIMË/ Zelensky propozon takim të drejtpërdrejtë me Putinin

"PO NDËRTOJNË PARAJSË PRIVATE NË SHQIPËRI"/ Djali i Joe Biden sulmon familjen Trump dhe përmend projektin e Zvërnecit Aktualitet

"PO NDËRTOJNË PARAJSË PRIVATE NË SHQIPËRI"/ Djali i Joe Biden sulmon familjen Trump dhe përmend projektin e Zvërnecit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT