• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“THASH SHYQYR QË E VRANË LAMAJN, DO U JEPJA DREKË ÇUNAVE”/ Flet Nuredin Dumani: Pse vendosa të “lëshoj” shokët e krimit
Home
Breaking News

“THASH SHYQYR QË E VRANË LAMAJN, DO U JEPJA DREKË ÇUNAVE”/ Flet Nuredin Dumani: Pse vendosa të “lëshoj” shokët e krimit

25 May, 2026 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Nuredin Dumani, i penduar i drejtësisë:

Nuk e di kur dola, ose 2021 ose 2012, nuk më kujtohet, ishte se dola nga burgu dhe i thashë për një shef policie që ka qenë tek komisariati numër gjashtë, pasi më goditi disa herë atë natë kur jam arrestuar, dhe kur kam dalë nga burgu mora vesh, thashë shyqyr që e vranë se më goditi kot, më hyri në hak, bëhet fjalë për Dritan Lamaj. Më u bë qejfi shumë që e kanë vrarë, do u jepja një drekë po t’i njihja ata çunat. E më tha kur të duash se vëllai jonë është tha.

Gjyqtarja: Kush ishte vëllai i Festimit se s’po e kuptoj?

Nuredin Dumani: Ishte Henrik Hoxha.

Gjyqtarja: Pse i referohej si vëllai?

Nuredin Dumani: Se e kishte caktuar si vëlla, edhe unë e kam vëlla gjaku…

Por si ndodh që vrasës të pamëshirshëm si ishte Nuredin Dumani vendosin të kalojnë në krahun e drejtësisë e të kthehen kundër aleatëve në krime, kundër shokëve që dikur i quanin vëllezër gjaku, një frazë kjo që përshkruan besnikërinë ndaj familjes kriminale?

Doloreza Musabelliu, prokurore e SPAK:

Jo më kot iu vu emri “Plumbi i artë”, se qe pikërisht ai plumb që mori që shërbeu si shkak të kthehej në bashkëpunëtor drejtësie. Ai vendosi të tregojë çdo gjë sepse mendonte që grupi kriminal me të cilin kishte bashkëpunuar e kishte nxjerrë në pritë. Shkaqet mund të jenë nga më të ndryshmet, ata llogarisin përfitimet, mund të vijë edhe nga vetë ai.

Në laboratorët e policisë shkencore fjala e të penduarve i kthen edhe një herë në jetë provat shumëvjeçare mbyllur pa autorë, pa gjurmë. Të tjera mbahen të arkivuara në pritje të krahasimit me krimet e radhës, dhe në rastin më të mirë gjetja e një të penduari mbas një arrestimi.

Sikurse kjo bluzë e Nuredin Dumanit që e mbante veshur ditën kur u plagos dhe që mbetet një provë kundër atyre që deshën ta ekzekutojnë.

Ekspertja:

Këtu kemi konstatuar që kemi një vrimë të vogël që duhet të jetë e shkaktuar nga armë zjarri, vëmë metrin për ta paraqitur në aktet e shoqërimit dhe e fiksojmë, por kjo bluzë i kalon edhe balistikës dhe pastaj…

Disa me një kujtesë të papërshkrueshme tregojnë emra të implikuarish se si i vëzhgojnë shënjestrat që do vrasin, si paguajnë e si fitojnë apo si kërkojnë dikë që të tradhtoj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ZJARR NË NJË PALLAT NË TIRANË/ Evakuohen banorët, një grua dërgohet në spital nga asfiksia
Previous article RËNIA E ÇMIMEVE TË NAFTËS/ Tregjet aziatike rriten mes shpresave për marrëveshje SHBA-Iran

s.autor

Postime të ngjashme

DHIMBJA E KOKËS NGA DIELLI I FORTË/ Pse ndodh dhe si ta lehtësoni gjatë ditëve të nxehta Aktualitet

DHIMBJA E KOKËS NGA DIELLI I FORTË/ Pse ndodh dhe si ta lehtësoni gjatë ditëve të nxehta

"METAMORFOZA"/ SPAK përfundon hetimet ndaj Ervis Martinajt e 8 të pandehurve të tjerë, dosja i dërgohet GJKKO-së për gjykim Aktualitet

"METAMORFOZA"/ SPAK përfundon hetimet ndaj Ervis Martinajt e 8 të pandehurve të tjerë, dosja i dërgohet GJKKO-së për gjykim

ATENTATI NË ELBASAN/ Autori i veshur për Halloween, iu afruan fëmijë për të luajtur, por u zhduk në përrua Aktualitet

ATENTATI NË ELBASAN/ Autori i veshur për Halloween, iu afruan fëmijë për të luajtur, por u zhduk në përrua

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT