• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
TRANSPORTI PUBLIK/ Qeveria miraton subvencion 50 lekë/litër nafte, zbardhet VKM-ja, ja kriteret
Home
Sociale

TRANSPORTI PUBLIK/ Qeveria miraton subvencion 50 lekë/litër nafte, zbardhet VKM-ja, ja kriteret

13 May, 2026 s.autor Aktualitet, Sociale

Kompanive të transportit publik qytetas, ndërqytetës dhe rrethqytetas do tu rimbursohet me 50 lekë çdo litër naftë. Në vendimin e kësaj të mërkure të Këshillit të Ministrave thuhet se kompensimi bëhet për shumën e konsumimit të karburantit për periudhën mars, prill, maj 2026, por jo më shumë se sasia e konsumuar për të njëjtën periudhë të vitit 2025.

VKM:

V E N D I M PËR PËRCAKTIMIN E PROCEDURAVE, TË DOKUMENTACIONIT DHE TË MASËS SË KOMPENSIMIT PËR SHOQËRITË E LINJAVE TË TRANSPORTIT QYTETËS, RRETHQYTETËS DHE NDËRQYTETËS NË KUSHTET E SITUATËS SË VEÇANTË NË TREGUN HIDROKARBUR

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 14, të ligjit nr.87/2025, “Për buxhetin e vitit 2026”, me propozimin e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë dhe të ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

I. TË PËRGJITHSHME

1. Kompesimin e shoqërive të transportit për linjat qytetëse, rrethqytetëse dhe ndërqytetëse, në masën 50 (pesëdhjetë) lekë për litër karburanti, për një periudhë trimujore, mars, prill, maj 2026. Kompensimi bëhet për shumën e konsumimit të karburantit për periudhën mars, prill, maj 2026, por jo më shumë se sasia e konsumuar për të njëjtën periudhë të vitit 2025, për secilën nga shoqëritë.

2. Efektet financiare, prej 250 000 000 (dyqind e pesëdhjetë milionë) lekësh, do të përballohen nga:

a) fondi rezervë i buxhetit të shtetit;

b) buxheti i Bashkisë Tiranë, respektivisht, për shoqëritë e linjave qytetëse të Tiranës.

II. KRITERET DHE DOKUMENTACIONI PËR PËRFITIMIN E KOMPENSIMIT

1. Kërkesa për të përfituar kompensimin financiar, të përcaktuar në pikën 1, të kreut I, të këtij vendimi, bëhet nga subjekti çdo muaj pranë administratës tatimore, nën juridisksionin e së cilës ai është regjistruar, e cila bën verifikimin e dokumentacionit të paraqitur.

2. Subjektet kërkuese duhet të paraqesin pranë administratës tatimore, nën juridiksionin e së cilës janë regjistruar, dokumentacionin e mëposhtëm:

a) Kërkesën, sipas shtojcës nr.1, që i bashkëlidhet këtij vendimi;

b) Kopjen e licencës përkatëse të vlefshme për transportin qyetetës, rrethqytetës dhe ndërqytetës;

c) Të dhënat identifikuese të subjektit tatimpagues të pajisur me NIUS;

ç) Emrin e bankës, ku subjekti përfitues ka llogarinë rrjedhëse bankare;

d) IBAN-in e llogarisë bankare, jo më shumë se 28 karaktere dhe në monedhën lekë;

dh) Për shoqëritë që kryejnë vetëm aktivitet të transportit qytetës, rrethqytetës dhe ndërqytetës, kopje të faturave fizike të furnizimit me karburant për periudhën mars, prill, maj të viteve 2025 dhe 2026;

e) Për shoqëritë, që përveç aktivitetit të transportit qytetës, rrethqytetës dhe ndërqytetës ushtrojnë edhe aktivitete të tjera, përveç kopjeve të faturave fizike të furnizimit me karburant për periudhën mars, prill, maj të viteve 2025 e 2026, duhet të paraqesin edhe:

i. vetëdeklarim të sasisë së karburantit të përdorur për transportin qytetës, rrethqytetës dhe ndërqytetës;

ii. kopje të fletëdaljeve të karburantit gjatë muajve mars, prill, maj të viteve 2025 e 2026, të përdorur për transportin qytetës, rrethqytetës dhe ndërqytetës, sipas targave të mjeteve.

3. Kërkesat nga subjektet paraqiten pas datës 10 (dhjetë) të muajit pasardhës, duke filluar nga muaji prill 2026.

4. Në rastin kur konstatohet se dokumentet e dorëzuara nga subjekti janë të paplota apo kanë mangësi, administriata tatimore, brenda 5 (pesë) ditëve punë, e kthen kërkesën me qëllim plotësimin e dokumentacionit.

5. Administrata tatimore pas verifikimit të dokumentacionit, të përcaktuar në pikën 2, të këtij kreu, dërgon pranë degës përkatëse të thesarit, brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve punë, urdhërshpenzimet, duke bashkëlidhur listën përmbledhëse të subjekteve përfituese, sipas bankave të nivelit të dytë, ku përfituesit kanë llogarinë e tyre bankare.

6. Kur shpenzimet përballohen nga Bashkia Tiranë, administrata tatimore, pas verifikimit të dokumentacionit të përcaktuar në pikën 2, të këtij kreu, i dërgon, brenda 10 (dhjetë) ditëve punë Bashkisë Tiranë, në tërësi, dokumentacionin e administruar dhe listën përmbledhëse të subjekteve përfituese dhe vlerave.

7. Bashkia Tiranë, brenda 10 (dhjetë) ditëve punë, dërgon pranë degës përkatëse të thesarit urdhërshpenzimet, duke bashkëlidhur listën përmbledhëse të subjekteve përfituese, sipas bankave të nivelit të dytë, ku përfituesit kanë llogarinë e tyre bankare.

8. Për shoqëritë e regjistruara pas muajit maj 2025, si vlerë reference për kompesim do të merret vlera më e lartë e konsumit të karburantit, për periudhën janar – shkurt 2026.

9. Me qëllim shmangien e abuzimit, strukturat e administratës tatimore mund të kryejnë edhe verifikime në vend, në rast konstatimi të pasaktësive në dokumentacionin e paraqitur në kërkesë.

10. Struktura e thesarit në degë, mbas marrjes së urdhërshpenzimit me listën e përfituesve, sipas pikës 5, të këtij kreu, kryen pagesën brenda 5 (pesë) ditëve punë.

III. ÇËSHTJE TË FUNDIT

1. Kërkesat për kompensim do të pranohen deri në datën 1 gusht 2026.

2. Efektet financiare, prej 250 000 000 (dyqind e pesëdhjetë milionë) lekësh, do të përballohen nga:

a) fondi rezervë i buxhetit të shtetit, në masën 120 000 000 (njëqind e njëzet milionë) lekë;

b) buxheti i Bashkisë Tiranë, respektivisht, për shoqëritë e linjave qytetëse të Tiranës, në masën 130 000 000 (njëqind e tridhjetë milionë) lekë.

3. Ngarkohen Ministria e Financave, Bashkia Tiranë dhe Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ME NJË LISTË TË VETME/ Opozita serbe në Kosovë synon ndryshime politike
Previous article VENDIMI/ Ndryshime në rregulloren e Gardës: Ndalohet angazhimi politik dhe...

s.autor

Postime të ngjashme

“AJO DHE FËMIJËT ME MAKINA LUKSI”/ Bashkëshorti i Elisabeta Matajt kallëzon ish-shefen e financës të Postës Shqiptare në Durrës: 60 mijë lekë rrogë kishte, ku i gjeti paratë? Aktualitet

“AJO DHE FËMIJËT ME MAKINA LUKSI”/ Bashkëshorti i Elisabeta Matajt kallëzon ish-shefen e financës të Postës Shqiptare në Durrës: 60 mijë lekë rrogë kishte, ku i gjeti paratë?

ATENTATI NË ELBASAN/ Zbardhet dëshmia e të plagosurve: S’kemi konflikte! Pistë hetimi edhe mundësia që autori të ketë ngatërruar shënjestër Aktualitet

ATENTATI NË ELBASAN/ Zbardhet dëshmia e të plagosurve: S’kemi konflikte! Pistë hetimi edhe mundësia që autori të ketë ngatërruar shënjestër

GJYQI NË GJKKO PA VELIAJN DHE XOXËN/ Ndreca mungon, gjobitet me 50 mijë lekë! Valentina Teodoresku caktohet avokate Aktualitet

GJYQI NË GJKKO PA VELIAJN DHE XOXËN/ Ndreca mungon, gjobitet me 50 mijë lekë! Valentina Teodoresku caktohet avokate

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT