• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VENDIMI/ Ndryshime në rregulloren e Gardës: Ndalohet angazhimi politik dhe…
Home
Breaking News

VENDIMI/ Ndryshime në rregulloren e Gardës: Ndalohet angazhimi politik dhe…

13 May, 2026 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Këshilli i Ministrave ka miratuar të mërkurën disa ndryshime dhe shtesa në rregulloren e Gardës së Republikës së Shqipërisë. Me vendim të firmosur nga kryeministri Edi Rama, janë vendosur kufizime të reja për angazhimin politik të punonjësve të Gardës së Republikës.

Bëhet fjalë për ndryshime që prekin nenin 158 të rregullores së miratuar në vitin 2021 dhe lidhen kryesisht me sjelljen, angazhimin politik dhe të drejtat e punonjësve të Gardës.

Sipas vendimit të ri:

-Punonjësve të Gardës u ndalohet të mbështesin fushata politike, të kontribuojnë fizikisht apo financiarisht për parti, kandidatë apo organizata politike, si edhe të shprehin publikisht bindjet apo preferencat e tyre politike.

-Pjesëmarrja në mbledhje dhe tubime të partive politike është e ndaluar edhe kur punonjësi nuk ndodhet në detyrë.

-Efektivët e Gardës nuk mund të kandidojnë apo të zgjidhen në funksione politike pa hequr më parë dorë nga detyra.

-Njohja e së drejtës së punonjësve të Gardës për t’u organizuar në sindikata, për të mbrojtur interesat profesionale dhe të drejtat e tyre sipas ligjit në fuqi.

VKM-ja ngarkon Ministria e Punëve të Brendshme dhe Garda e Republikës së Shqipërisë për zbatimin e tij dhe hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren Zyrtare”.

V E N D I M

PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË VENDIMIN NR.777, DATË 15.12.2021, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR MIRATIMIN E RREGULLORES SË GARDËS SË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË”

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 70, të ligjit nr.33/2021, “Për Gardën e Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Punëve të Brendshme, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

I. Në pikën 13, të nenit 158, të rregullores, që i bashkëlidhet vendimit nr.777, datë 15.12.2021, të Këshillit të Ministrave, bëhen këto ndryshime dhe shtesa:

1. Fjalët “… së përditshme duhet të zbatojë normat e sjelljes …” zëvendësohen me “… së tij, zbaton rregullat …”.

2. Shkronja “dh” ndryshohet, si më poshtë vijon:

“dh) të mos mbështesë fushatën e një partie, organizate politike, të një anëtari të një partie politike apo të një kandidati të pavarur, duke marrë pjesë ose duke kontribuuar fizikisht ose financiarisht, dhe të mos shprehë publikisht bindje apo preferenca politike. Punonjësit të Gardës i ndalohet të marrë pjesë, edhe nëse nuk është në shërbim, në mbledhje e në tubime të partive, të shoqatave dhe të organizatave politike.”.

3. Pas shkronjës “e” shtohen shkronjat “ë”, “f” dhe “g”, me këtë përmbajtje:

“ë) Ka të drejtë të organizohet në sindikata për të mbrojtur interesat e tij profesionalë dhe të drejtat e përcaktuara në legjislacionin në fuqi;

f) Të mos kandidojë dhe të mos zgjidhet, pa hequr dorë më parë nga detyra, në funksione politike;

g) Të mos kryejë veprimtari politike, pavarësisht nëse veprimtaria kryhet në bashkëpunim me ndonjë parti politike ose jo, si dhe të mos kryejë veprimtari, që përbën konflikt interesi apo që mund të krijojë përshtypjen se punonjësi i Gardës së Republikës është i njëanshëm dhe i ndikuar.”.

II. Ngarkohen Ministria e Punëve të Brendshme dhe Garda e Republikës së Shqipërisë për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TRANSPORTI PUBLIK/ Qeveria miraton subvencion 50 lekë/litër nafte, zbardhet VKM-ja, ja kriteret
Previous article PRIVATIZIMI I BANESAVE SHTETËRORE/ Pritet të përfitojnë mbi 2 mijë familje! Ja ndryshimet e reja

s.autor

Postime të ngjashme

AKSIDENT PËRBALLË MINISTRISË SË JASHTME, NË TIRANË/ Dy mjete përplasen me njëra-tjetrën Aktualitet

AKSIDENT PËRBALLË MINISTRISË SË JASHTME, NË TIRANË/ Dy mjete përplasen me njëra-tjetrën

51 DITË TUBIM NË KRYEQYTET/ Nis grumbullimi i protestuesve në shesh, pritet marshimi drejt Kryeministrisë Aktualitet

51 DITË TUBIM NË KRYEQYTET/ Nis grumbullimi i protestuesve në shesh, pritet marshimi drejt Kryeministrisë

I KËRKUAR NGA AUTORITETET SHQIPTARE/ Kapet i fshehur në një hotel biznesmeni italian, pritet ekstradimi nga Italia drejt vendit tonë Aktualitet

I KËRKUAR NGA AUTORITETET SHQIPTARE/ Kapet i fshehur në një hotel biznesmeni italian, pritet ekstradimi nga Italia drejt vendit tonë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT