• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
E ARDHMJA E OPEN AI/ Nis gjyqi që përball Elon Musk me Sam Altman
Home
Rajon

E ARDHMJA E OPEN AI/ Nis gjyqi që përball Elon Musk me Sam Altman

28 April, 2026 s.autor Rajon

Një proces gjyqësor që mund të ndikojë drejtpërdrejt në të ardhmen e inteligjencës artificiale nis këtë të martë në Kaliforni, ku miliarderët Elon Musk dhe Sam Altman do të përballen në gjykatë për transformimin e kompanisë OpenAI nga një organizatë jofitimprurëse në një gjigant fitimprurës të teknologjisë.

Sipas padisë civile të ngritur nga Musk, drejtuesit e OpenAI, Sam Altman dhe Greg Brockman, kanë tradhtuar misionin fillestar të kompanisë, që sipas tij ishte krijimi i inteligjencës artificiale në dobi të njerëzimit dhe jo për përfitime financiare.

Musk pretendon se OpenAI është kthyer në një “makinë fitimi” për drejtuesit dhe investitorët e saj. Ai kërkon 150 miliardë dollarë dëmshpërblim nga OpenAI dhe Microsoft, një nga investitorët kryesorë të kompanisë, duke kërkuar që fondet t’i kalojnë degës bamirëse të OpenAI.

Po ashtu, ai kërkon që OpenAI të rikthehet në statusin jofitimprurës dhe që Altman e Brockman të largohen nga drejtimi i kompanisë.

Nga ana tjetër, OpenAI ka kundërshtuar akuzat, duke pretenduar se Musk ishte në dijeni dhe mbështeti transformimin e kompanisë, por u kthye kundër saj pasi nuk arriti të merrte drejtimin e OpenAI dhe pasi krijoi kompaninë e tij të inteligjencës artificiale, xAI.

Në gjyq pritet të dëshmojnë vetë Elon Musk, Sam Altman dhe CEO i Microsoft, Satya Nadella. Vendimi mund të merret brenda mesit të muajit maj.

Ekspertët paralajmërojnë se ky proces mund të ndikojë jo vetëm në planet financiare të OpenAI, por edhe në mënyrën se si publiku e percepton zhvillimin e inteligjencës artificiale në të ardhmen.

Burimi: Reuters

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "DISA NGA ATO QË THOTË SPIROPALI QËNDROJNË"/ Erion Braçe: PS ka investuar te ne, jo e kundërta
Previous article E MBULUAR ME BAR/ Gjendet makina e përdorur në atentatin ku u vra çifti Mujeci, policia: Ishte marrë me qira në Rinas

s.autor

Postime të ngjashme

PËRMISIM I SITUATËS SË SIGURISË NË KOSOVË/ NATO paralajmëron ulje të pranisë së KFOR-it Rajon

PËRMISIM I SITUATËS SË SIGURISË NË KOSOVË/ NATO paralajmëron ulje të pranisë së KFOR-it

KOSOVË/ Ngrihet aktakuzë ndaj gjashtë serbëve për barrikadat në veri Rajon

KOSOVË/ Ngrihet aktakuzë ndaj gjashtë serbëve për barrikadat në veri

ZGJEDHJET/ Numërohen 99.40% e votave në Kosovë, kryeson Lëvizja Vetëvendosje, sytë mbeten nga 15 kutitë e fundit Rajon

ZGJEDHJET/ Numërohen 99.40% e votave në Kosovë, kryeson Lëvizja Vetëvendosje, sytë mbeten nga 15 kutitë e fundit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT