• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
E MBULUAR ME BAR/ Gjendet makina e përdorur në atentatin ku u vra çifti Mujeci, policia: Ishte marrë me qira në Rinas
Home
Aktualitet
Kronikë

E MBULUAR ME BAR/ Gjendet makina e përdorur në atentatin ku u vra çifti Mujeci, policia: Ishte marrë me qira në Rinas

28 April, 2026 s.autor Aktualitet, Kronikë

Policia e Shtetit ka dalë me një njoftim zyrtar në lidhje me gjetjen e automjetit që është përdorur në atentatin ku u vranë Kreshnik dhe Gentjana Mujeci.

Policia bën me dije se automjeti tip “Volkswagen Polo” është marrë me qira nga motra e Florin Mhillajt, i cili më pas i ka hequr targat.

Pas krimit të kryer, Florin Mhillaj e ka çuar automjetin pa targa në banesën e 22-vjeçarit Besnik Kolndreu dhe më pas e kanë fshehur në një hambar me bar.

Po ashtu, policia bën me dije se gjatë kontrollit në automjet u gjetën edhe veshjet e përdorura nga autorët në momentin e kryerjes së krimit.

I riu Kolndreu është shpallur në kërkim nga policia, ndërsa i ati është marrë nën hetim.

Njoftimi i policisë:

Lezhë

Vijojnë intensivisht veprimet hetimore për gjetjen dhe sekuestrimin e provave, me qëllim dokumentimin ligjor të ngjarjes së ndodhur më datë 26.04.2026, në fshatin Balldren.

Ndërkohë, vijojnë kontrolle intensive për kapjen e autorëve të dyshuar të shpallur në kërkim dhe të shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje.

Gjendet dhe sekuestrohet automjeti tip “Volksëagen Polo”, nga i cili autorët qëlluan me armë zjarri, në drejtim të automjetit me të cilin lëviznin shtetasit K. M. dhe G. M..

Gjithashtu, gjenden dhe sekuestrohen veshjet e autorëve, në momentin e kryerjes së krimit, si dhe një palë targa.

Shpallet në kërkim një shtetas dhe procedohet penalisht babai i tij.

Në vijim të veprimeve intensive hetimore dhe operacionale, që janë kryer dhe vijojnë të kryhen nga grupi i posaçëm hetimor, për sigurimin e provave, me qëllim dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes së ndodhur më datë 26.04.2026, në fshatin Balldren, Lezhë, ku u vranë me armë zjarri, shtetasit K. M. dhe G. M., bashkëshortë, mesditën e sotme, në fshatin Torovicë, në banesën e shtetasit B. K., shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar automjetin tip “Volksëagen Polo”, pa targa, të përdorur nga autorët.

Gjatë kontrollit në brendësi të automjetit, grupi hetimor gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale, 2 gëzhoja model 56, dhe nga këqyrja, rezultoi se automjeti ka të thyer xhamin e pasmë dhe trekëndëshat anësorë të dyerve.

Gjithashtu, në oborrin e banesës së shtetasit B. K., u gjet një automjet identik me automjetin e parë, në pronësi të shtetasit B. K., por me targa.

Më tej, gjatë kontrollit, u gjetën dhe veshjet e përdorura nga autorët, në momentin e kryerjes së krimit.

Nga veprimet hetimore rezultoi se shtetasi F. M. ka marrë automjetin tip “Volksëagen Polo” (të cilin motra e tij e kishte marrë me qira, në Rinas), i ka hequr targat dhe në bashkëpunim me njërin nga 2 shtetasit e shpallur në kërkim, e kanë përdorur për t’i prerë rrugën dhe për të qëlluar në drejtim të automjetit me të cilin lëviznin shtetasit K. M. dhe G. M.. Pas krimit, e ka çuar automjetin, në banesën e shtetasit B. K., dhe e ka fshehur duke e mbuluar me bar, me qëllim humbjen e gjurmëve, gjithashtu me pretendimin se automjetin e tij, shtetasi B. K. e kishte identik dhe të rregullt.

Në vijim të veprimeve, u shpall në kërkim shtetasi B. K., 22 vjeç, banues në fshatin Torovicë, për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori, për babanë e 22-vjeçarit, shtetasin N. K., 79 vjeç, banues në fshatin Torovicë, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Ndërkohë, shërbimet e Policisë vijojnë kërkimet në terren, për lokalizmin dhe kapjen e autorëve, si dhe të shtetasit të shpallur në kërkim mesditën e sotme.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Lezhës, për veprime të mëtejshme.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E ARDHMJA E OPEN AI/ Nis gjyqi që përball Elon Musk me Sam Altman
Previous article NGËRÇI PËR ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT TË KOSOVËS/ Dështon sërish seanca parlamentare! Çfarë pritet të ndodhë në orën 19:00

s.autor

Postime të ngjashme

"PO NDËRTOJNË PARAJSË PRIVATE NË SHQIPËRI"/ Djali i Joe Biden sulmon familjen Trump dhe përmend projektin e Zvërnecit Aktualitet

"PO NDËRTOJNË PARAJSË PRIVATE NË SHQIPËRI"/ Djali i Joe Biden sulmon familjen Trump dhe përmend projektin e Zvërnecit

BULEVARDI I TEJMBUSHUR/ Mbyllet protesta në mbrotje të Zvërnecit. Thirrje për dorëheqje të Ramës dhe përplasje me policinë Aktualitet

BULEVARDI I TEJMBUSHUR/ Mbyllet protesta në mbrotje të Zvërnecit. Thirrje për dorëheqje të Ramës dhe përplasje me policinë

FOTOLAJM/ Jo vetëm të rinj, në protestën për Zvërnecin edhe fëmijë e bebe Aktualitet

FOTOLAJM/ Jo vetëm të rinj, në protestën për Zvërnecin edhe fëmijë e bebe

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT