• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Historia e trishtë/ Kush është mësuesja që vdiq dje në Milot, u përplas nga “Benz”-i që ecte në sens të kundërt
Home
Aktualitet
Kronikë

Historia e trishtë/ Kush është mësuesja që vdiq dje në Milot, u përplas nga “Benz”-i që ecte në sens të kundërt

31 January, 2018 luljetaautor Aktualitet, Kronikë

“Benzi”, që ecte në sens të kundërt në autostradë, përplas makinën me katër mësuese, ku fatkeqësisht njëra prej tyre ndërroi jetë.

Ngjarja e rëndë ndodhi dje, teksa mësueset kishin mbaruar mësimin në gjimnazin “At Shtjefën Gjeçovi” në Lac. Mësueset jetonin me familjet e tyre në kryeqytet, e, për rrjedhojë, ato e bënin çdo ditë rrugën Tiranë-Laç për të dhënë mësim në gjimnazin e këtij qyteti, me automjetin e koleges së tyre, Enerjeta Muça.

Ditën e djeshme, katër mësueset kanë kaluar në vendin e quajtur Kryqëzimi i Patokut, teksa udhëtonin me mjetin tip “Fiat”, me targa AA 935 IO. Sipas të dhënave të Policisë, dyshohet se mjeti ka qenë me shpejtësi dhe drejtuesja e ka pasur të pamundur të manovrojë, kur papritur ka dalë nga një rrugë dytësore automjeti tip “Benz”, me targa AA 308 KH, i cili ka vijuar po me shpejtësi në autostradë, ndonëse ishte në drejtim të kundërt.

Për pasojë, mjetet janë përplasur fort me njëra-tjetrën e për rrjedhojë kanë mbetur fillimisht të plagosura rëndë katër mësueset, drejtuesja e mjetit Enerjeta Muça, 35 vjeçe, si dhe pasagjeret Aglentina Kurti, 45 vjeçe E.Gj. 38 vjeçe dhe E.Ç, 35 vjeçe. Gjithashtu, i plagosur ka mbetur edhe drejtuesi i mjetit “Benz”, që është edhe shkaktar i aksidentit të rëndë, shtetasi Bardhok Tuci, 43 vjeç, banues në Sanxhak.

Katër mësueset e plagosura janë dërguar me urgjencë në Spitalin e Traumës në Tiranë, por siç mësohet nga Policia, 45- vjeçarja Kurti ka ndërruar jetë. Sipas të dhënave, Kurti kishte humbur edhe bashkëshortin nga një sëmundje e rëndë rreth dy vite më parë.

Në pamundësi për të gjetur një vend pune në Tiranë, ajo ishte detyruar të bënte çdo ditë rrugën për në Laç, ku në mënyrë të organizuar, katër koleget rrugëtonin së bashku me makinën e njërës prej tyre, duke ndarë kështu shpenzimet. Sipas të dhënave, drejtuesi i mjetit ndodhet në spitalin e Laçit jashtë rrezikut, por ndaj tij ka urdhër arresti.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Probleme për çiftin e famshëm? David dhe Victoria Beckham janë në krizë
Previous article FOTO/ Plas grushti në bashkinë e Dibrës, në polici kryebashkiaku: Nuk e duam drejtorin nga Jugu

luljetaautor

Postime të ngjashme

"ZVËRNECI"/ Protestuesja kërkon anulimin e ligjit për investitorët strategjikë dhe Paketës së Maleve Aktualitet

"ZVËRNECI"/ Protestuesja kërkon anulimin e ligjit për investitorët strategjikë dhe Paketës së Maleve

"REVOLUCION"/ Qytetarët në ditën e 6-të të protestës për Zvërnecin! Nis marshimi drejt Kryeministrisë Aktualitet

"REVOLUCION"/ Qytetarët në ditën e 6-të të protestës për Zvërnecin! Nis marshimi drejt Kryeministrisë

"INVESTITORËT ME DOKUMENTACION PËR PRONËN"/ Rama: Prona është shitur dhe e kanë pronarë të tjerë Aktualitet

"INVESTITORËT ME DOKUMENTACION PËR PRONËN"/ Rama: Prona është shitur dhe e kanë pronarë të tjerë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT