Një përplasje me grushte ka ndodhur në ambientet e brendshme të Bashkisë së Dibrës dhe janë dashur ndërhyrja e forcave të policisë për ti qetësuar. Kryebashkiaku Muharrem Rama dhe 12 punonjës, mes tyre policë të bashkisë janë shoqëruar në komisariat.
Sipas burimeve mediatike sherri ka nisur, pasi punonjësit kanë kundërshtuar drejtorin e ri të Burimeve Njerëzore, Dritan Matën, me arsyen se është nga Jugu i vendit dhe është vendosur në Dibër për të larguar punonjësit.
Ky i fundit ishte prej 1 muaji i komanduar në këtë drejtori. Ndërsa sherri ka plasur në një mbledhje të administratës së Bashkisë së Dibrës.
Pas sherrit mes punonjësve dhe drejtorit të ri me shqelma, grushte dhe sende të forta ndërhyri policia e rendit duke shoqëruar në komisariat për sqarime të ngjarjes. Ty po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.






