• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Komisioni Parlamentar/ Seancë dëgjimore me ministren e Arsimit. Debati “3 lëndë në 6 orë” për nxënësit
Home
Shqipëri

Komisioni Parlamentar/ Seancë dëgjimore me ministren e Arsimit. Debati “3 lëndë në 6 orë” për nxënësit

31 January, 2018 Ina.Autor Breaking News, Politikë, Shqipëri

Në Komisionin e Medias dhe Edukimit ditën e sotme u zhvilluan debate në lidhje me nismën e qeverisë për shkollat “3 lëndë në 6 orë”.

Në këtë dëgjesë mori pjesë ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla e cila sqaroi arsyet se pse kjo nismë do të ketë efekt pozitiv si për nxënësit ashtu dhe mësuesit.

“Do të lehtësohet ngarkesa mësimore, pasi mbingarkes u pohua si nga vetë  prindërit ashtu edhe mësuesit. Në 45 minuta të mësimit të bëhet komunikimi, ndërveprimi, pyetje përgjigjet. Kemi përgjysmim të ngarkesës mësimore, lehtësim të ngarkesës psikologjike,” tha Nikolla.

Nga ana tjetër, kryetarja e Komisionit, Albana Vokshi i ka drejtuar në mënyrë të përsëritur pyetjen ministres se nga është ndërmarrë kjo nismë.

“Nisma është e prindit, e juaja apo e kryeministrit? Sqaroje.

Debati në Komision
Albana Vokshi: Kush e propozoi këtë nismën prindërit apo Kryeministri? Pse po ndryshon sistemi në mes të vitit?

Nikolla: “3 lëndë 6 orë” është lehtësim i ngarkesës mësimore. Propozimi ka ardhur nga prindërit dhe mësuesit.

Kryemnistri tha më ka shkruar një prind. Unë shqetësohem për peshën e çantës, shqetësohem për fëmijët e mi. Pse po e ndryshoni sistemin në mes të vitit?” tha ajo.

Abana Vokshi: Pse insistoj në pyetjen time? Kryeministri ka thënë që këtë çështje e kam diskutuar me Ministren. Kjo është nismë e juaja apo keni filluar punën që në Shtator.

Nikolla: Adresova shtatorin, dhe ju thash që një grup prindërish e mësuesish e kanë sugjeruar programin.

Nikolla: Eksperienca të tjera zhvillohen në shumë vende të botës. Mësuesit u pyetën para zbatimit dhe 70 përqind e tyre ishin dakord.

PD, Luan Baçi: Mua nisma më ka pëlqyer duke ditur ngarkesën e nxënësve, nuk mund të jem hipokrit. Shqetësimi im është se pse fillon në mes të vitit mësimor.

Albana Vokshi: Po grupin e punës e keni ngritur në nëntor, po të cedojnë datat, ju nuk dini të qeverisni, dhe si të nxirrni urdhrat. Ju akoma nuk keni mësuar si të hartoni urdhrat, cdo gjë e keni në shkelje.

Deputeti Ismet Beqiraj: Kemi 6 muaj që të durojmë që thua gjëra s’kanë lidhje

Albana Vokshi: Mos e rrëmbe mikrofonin ashtu…Çfarë thua more? Mos bëj zhurmë kot tani..

Albana Vokshi: Ministre, në 9 janar, kryeministri juaj dhe i joni tha se kemi diskutuar për nismën. Pra, ka ardhur nga portali, zonja mësuese, ministres ish-mësuese, pasi ndryshe ka folur kryeministri. Unë i besoj kryeministrit, që tha propozimi ka ardhur nga një zonja.

Lindita Nikolla: Jam e kënaqur me nismën e mësueseve, ju (Vokshi-Boçi) bëtë një duet këtu…

Albana Vokshi: Ashtu si ju çift me kryeministrin, ne bëjmë duet…Këtu na thuaj nëse mësuesit janë testuar para apo pas  10 janarit

Lindita Nikolla: Mësuesit janë trajtuar pas datës 10 janar. Nga raportimet e shkollave kërkohet adresimi për ngarkesën e mësuesit dhe shqetësimi i prindërve për ngarkesën dhe peshën e çantave. Këto probleme kanë filluar që në shtator. Nisma lehteson mesuesit dhe nxenesit.

Nikolla: Kemi marrë eksperiencën e Greqisë, Italisë, Finlandës apo Holandës

Vokshi: Nuk është aspak e vërtetë, këto vende nuk e kanë kështu

 

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Skandaloze/ Neymar bën gjest antisportiv ndaj lojtarit të Rennes
Previous article Xhafaj nxjerr blof prokurorët e Krimeve të Rënda: Nazer Seiti u arrestua për llogari të italianëve, 

Ina.Autor

Postime të ngjashme

"KËSAJ I THONË TË KESH DY B*THA, NJË TA MBASH NJË TA ÇASH"/ Rama kritikon blogerët që mbështesin protestat në Zvërnec Politikë

"KËSAJ I THONË TË KESH DY B*THA, NJË TA MBASH NJË TA ÇASH"/ Rama kritikon blogerët që mbështesin protestat në Zvërnec

"ISHTE SKANDAL I MADH"/ Rama ndan me socialistët historinë se si u zgjodh në krye të partisë: Në Fier më thoshin “hë, erdhe ti”, por… Politikë

"ISHTE SKANDAL I MADH"/ Rama ndan me socialistët historinë se si u zgjodh në krye të partisë: Në Fier më thoshin “hë, erdhe ti”, por…

FOTOLAJM/ Rama ‘harron’ për një çast politikën, kapet ‘mat’ i përqafuar me djalin e vogël në Fier Politikë

FOTOLAJM/ Rama ‘harron’ për një çast politikën, kapet ‘mat’ i përqafuar me djalin e vogël në Fier

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT