• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Xhafaj nxjerr blof prokurorët e Krimeve të Rënda: Nazer Seiti u arrestua për llogari të italianëve, 
Home
Shqipëri

Xhafaj nxjerr blof prokurorët e Krimeve të Rënda: Nazer Seiti u arrestua për llogari të italianëve, 

31 January, 2018 Ina.Autor Politikë, Shqipëri

Ministri i Punëve të Brendshme, Fatmir Xhafaj ka nxjerrë dje blof prokurorët e Krimeve të Rënda për çështjen e Nazer Seitit.

Kjo për faktin se ekstradimi i Nazer Seitit në Itali ngjalli debate të shumta politike për faktin se qeveria po mbyllte hetimet për dosjen “Tahiri”.

Por pavarësisht këtyre aludimeve politike të ngritura si nga prokuroria ashtu dhe opozita, ka qenë ministri i Punëve të Brendshme Fatmir Xhafaj, deklaroi se për Nazer Seitin nuk ka pasur asnjë vendim arresti nga prokuroria shqiptare.

Madje Xhafaj deklaroi se ky person është arrestuar për interes të italianëve. Ai gjithashtu theksoi se policia e ka identifikuar e para Nazer Seitin dhe nuk kishte pasur një vendim arresti nga ana e prokurorisë.

“Nëse e shohim nga pikëpamje e marrëdhënieve ndërkombëtare ai do duhej të ekstradohej, për sa kishte një kërkesë nga Italia. Por nga fakti që ka pasur edhe hetim nga Shqipëria, do duhej të kishte arsyet krejt tjetër.

Ai është pjesë e grupit që po gjykohet dhe hetohet në Katania. Është një prej atyre personave që janë përfshirë në atë operacion. Policia për sa më takon mua ka pasur pjesën e vet të përfshirjes në proces. I kam kërkuar SHÇKB-së që të ngrihej një grup hetimor.

Policia kur e ka ndalur këtë nuk e ka ndaluar si person nën hetim nga Prokuroria e krimeve të rënda, pro në kuadër të një operacioni, pa patur mandat arresti për personin në fjalë. Kjo ndodhi pas publikimit të rastit në media, për dosjen italiane.

Pas materialit të sjellë të Interpol Tirana u vunë në lëvizje strukturat. Ndaj them se nuk ekziston një dokument që provon se për këtë person ka një vendim arresti nga prokuroria shqiptare.

Pra policia e ka identifikuar e para, pa patur një vendim të prokurorisë.

Policia ishte duke bërë veprimet e saj në kuadër të arrestit ndërkombëtar. Nëse Prokuroria shqiptare do thotë për këtë ka një urdhër arresti nga autoritetet shqiptare, policia do të vepronte sipas ligjit”, tha Xhafaj.

Ndërkaq Xhafaj u ndal edhe tek akuzat e ngritura nga opozita ku theksoi se është absurde që dosja të jetë mbajtur për kaq kohë e fshehur nga ana e prokurorisë.

“Tani unë nuk di kush është ky nga opozita që di çfarë ka brenda çështjes, dhe di kush do pendohet, apo kush do bëhet bashkëpunëtor i drejtësisë.

Unë nuk kam dëgjuar deri më sot një gjë të tillë nga prokurori.

Besoj se është rasti për t’i parë kallëzimet që ka bërë PD, pasi është absurde që dosja është mbajtur për kaq kohë”, u shpreh ministri.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Komisioni Parlamentar/ Seancë dëgjimore me ministren e Arsimit. Debati "3 lëndë në 6 orë" për nxënësit
Previous article Werder Bremen do të paguajë 7.5 milionë euro për Milot Rashicën

Ina.Autor

Postime të ngjashme

"NA PROVOKUAN MBËSHTETËSIT E ARLIND QORRIT..."/ Përplasjet në protestë, flet anëtarja e FRPD: Kjo protestë… Politikë

"NA PROVOKUAN MBËSHTETËSIT E ARLIND QORRIT..."/ Përplasjet në protestë, flet anëtarja e FRPD: Kjo protestë…

KA MBAJTUR POSTE TË RËNDËSISHME/ Sofia Moreira de Sousa propozohet për ambasadore e BE-së në Shqipëri Politikë

KA MBAJTUR POSTE TË RËNDËSISHME/ Sofia Moreira de Sousa propozohet për ambasadore e BE-së në Shqipëri

IRANI REAGOI PËR ZVËRNECIN/ Rama: Po merakoseni për popullin shqiptar? Na keni sulmuar, por nuk përkulemi Politikë

IRANI REAGOI PËR ZVËRNECIN/ Rama: Po merakoseni për popullin shqiptar? Na keni sulmuar, por nuk përkulemi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT