• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PRODHONIN DROGË SINTETIKE DHE E SHISNIN NËPËR SHKOLLA/ Arrestohen dy vëllezërit në Durrës
Home
Aktualitet
Kronikë

PRODHONIN DROGË SINTETIKE DHE E SHISNIN NËPËR SHKOLLA/ Arrestohen dy vëllezërit në Durrës

12 April, 2026 s.autor Aktualitet, Kronikë

Një operacion policor ka zbuluar një skemë të shpërndarjes së drogës në Durrës, ku lëndët narkotike përgatiteshin në formë karamelesh dhe shpërndaheshin pranë shkollave të mesme.

Operacioni i koduar “Shije e hidhur”, i zhvilluar nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës në bashkëpunim me strukturat hetimore, çoi në zbulimin e një baze për përpunimin e drogave sintetike dhe goditjen e një rrjeti që synonte kryesisht adoleshentët.

Në pranga ranë dy vëllezër, shtetasit L. L., 20 vjeç dhe R. L., 25 vjeç, ndërsa u shpall në kërkim bashkëpunëtori i tyre, Xh. L., 20 vjeç, për të cilin vijojnë kërkimet.

 

Sipas hetimeve, tre të rinjtë kishin krijuar kushtet për prodhimin e lëndëve narkotike sintetike në formë xhelatine, të ngjashme me karamele, duke i bërë ato më tërheqëse për moshat e reja. Secili prej tyre kishte rol të caktuar në zinxhirin kriminal, nga prodhimi te transporti dhe shpërndarja.

Gjatë kontrollit ndaj njërit prej të arrestuarve, pranë zonës së shkollave, policia sekuestroi 50 paketime me drogë në formë karameleje, me peshë rreth 650 gramë.

Ndërkohë, në banesën e tyre në Tiranë u gjet një sasi e konsiderueshme materialesh dhe lëndësh për prodhimin e drogës, përfshirë xhelatinë në formë karameleje, kanabis, rreth 550 gramë material sintetik të gatshëm për përpunim, një peshore elektronike, kallëpe plastike për formimin e karameleve, si dhe përbërës të tjerë ndihmës.

Autoritetet theksojnë se operacioni është pjesë e masave për rritjen e sigurisë në shkolla dhe parandalimin e përhapjes së narkotikëve tek të rinjtë.

Hetimet vijojnë në bashkëpunim me Prokurorinë për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal, ndërsa materialet procedurale do t’i referohen Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, në bashkëpunim

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article JEP LAJMIN E MIRË/ Rama: Në qershor rritje pagash, fokusi te shëndetësia
Previous article FLET PAS DËSHTIMIT TË NEGOCIATAVE/ Trump: Bllokadë detare ndaj Iranit nëse…

s.autor

Postime të ngjashme

"MOS GUXO TA ÇOSH NË KONFLIKT CIVIL"/ Qytetarët mesazh Ramës: E dimë që ke futur patronazhistë Aktualitet

"MOS GUXO TA ÇOSH NË KONFLIKT CIVIL"/ Qytetarët mesazh Ramës: E dimë që ke futur patronazhistë

"SHPORRNI PARTITË"/ Tension në tubimin para Kryeministrisë, protestuesit përplasen me anëtarë të FRPD Aktualitet

"SHPORRNI PARTITË"/ Tension në tubimin para Kryeministrisë, protestuesit përplasen me anëtarë të FRPD

"INVESTIMI NË ZVËRNEC DO NDRYSHOJË SHQIPËRINË"/ Artan Dulaku: Çmimet do rriten, blini tani në Vlorë Aktualitet

"INVESTIMI NË ZVËRNEC DO NDRYSHOJË SHQIPËRINË"/ Artan Dulaku: Çmimet do rriten, blini tani në Vlorë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT