Pas takimit SHBA-Iran në Pakistan që përfundoi pa marrëveshje, presidenti i SHBA-së Donald Trump ka reaguar përmes një publikimi në Truth Social ku përmend mundësinë e vendosjes së një bllokade detare ndaj Iranit nëse nuk pranon kërkesat e SHBA-së.
Artikulli, i titulluar “The Trump card the president holds if Iran won’t bend: a naval blockade” (Karta që mban presidenti nëse Irani nuk bindet: një bllokadë detare), u botua nga Just News dhe argumenton se një masë e tillë mund të dëmtojë seriozisht ekonominë iraniane, ndërsa ushtron presion mbi vende të tilla si Kina dhe India, të cilat janë ndër blerësit kryesorë të naftës iraniane.
Sipas botimit, një masë e mundshme bllokade do të bazohej në një strategji të mëparshme sanksionesh dhe kufizimesh, që synonin rritjen e presionit negociues mbi Teheranin.


