Herri Meguajër është dënuar me 15 muaj burg, por që pezullohet me kusht, pas sherrit në Greqi. Ishte muaji gusht i vitit 2020, kur mbrojtësi i Mançester Junajtid u përfshi në një përplasje në Mykonos.Më pas rezultoi se Meguajër kishte gënjyer, se incidenti ishte me disa shqiptarë që i kishin ngacmuar motrën. Mbrojtësi u akuzua në Greqi për sulm të lehtë, kundërshtim të arrestimit dhe tentativë për ryshfet.
Meguajër i mohonte të gjitha akuzat. Për këtë nga Anglia raportohet se vendimi që u mor sot do të apelohet.


