• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 30 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

30 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
MEKSIKË/ Vritet “El Mencho”, lideri i kartelit më të frikshëm
Home
Nderkombetare

MEKSIKË/ Vritet “El Mencho”, lideri i kartelit më të frikshëm

22 February, 2026 s.autor Botë, Nderkombetare

Forcat e sigurisë së Meksikës njoftuan vrasjen e Nemesio Oseguera Cervantes, i njohur si “El Mencho”, themelues dhe lider i kartelit Jalisco Nueva Generación (CJNG), banda kriminale më e frikshme në vend.

Lajmi u konfirmua pas orësh tensioni në shtetin e Jaliscos, të shkaktuara nga nisja e operacioneve të ushtrisë

El Mencho akuzohej nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë dhe nga autoritetet meksikane për trafik droge dhe krim të organizuar.

I lindur në vitin 1966, Oseguera Cervantes ishte përfshirë nga administrata amerikane në listën e kriminelëve më të kërkuar, me një shpërblim miliona dollarësh për informacione që çonin në arrestimin e tij.

Administrata Amerikane për Luftën kundër Drogës (DEA) e përshkruan CJNG si një nga organizatat kriminale më të fuqishme në Meksikë.

Sipas raporteve publike të agjencisë, grupi ka përdorur taktika ushtarake, armë të kalibrit të lartë dhe strategji propagande për të rritur dhe konsoliduar pushtetin e tij. Për kapjen e tij ishte vendosur një shpërblim prej 15 milionë dollarësh.

Brian McKnight, drejtues i DEA-s amerikane, e kishte cilësuar Cervantes si “armikun publik numër një” të ri, i aftë të kontrollonte 80% të drogës që mbërrin në një qytet si Çikago dhe një të tretën e të gjithë importit të narkotikëve në SHBA (kokainë, metamfetaminë, fentanil).

Sipas McKnight, El Mencho ishte një vrasës i pamëshirshëm miliarder, në krye të kartelit meksikan që u shkëput nga grupi i Sinaloas i El Chapos, kishte krijuar rrugë trafiku droge në gjashtë kontinente dhe kishte një bastion në Çikago, sipas hetuesve të DEA-s

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article BLLOKIMI I AKSIT PRRENJAS-LIBRAZHD/ Paralizimi i tregtisë 1.2 miliardë euro me Greqinë dhe RMV-në dhe ndikimi në ekonomi
Previous article SYLVINHO E INJORON/ Por sulmuesi kuqezi realizon eurogol në Blegjikë

s.autor

Postime të ngjashme

ALARMI I BE: Evropa rrezikon sezonin më shkatërrues të zjarreve në histori, gushti pritet kritik Botë

ALARMI I BE: Evropa rrezikon sezonin më shkatërrues të zjarreve në histori, gushti pritet kritik

PËRPJEKJET PËR PAQE NË UKRAINË/ Trump dërgon të besuarit e tij në Kiev, Witkoff dhe Kushner me mision të ri diplomatik Botë

PËRPJEKJET PËR PAQE NË UKRAINË/ Trump dërgon të besuarit e tij në Kiev, Witkoff dhe Kushner me mision të ri diplomatik

IRANI GODET BAZAT AMERKIKANE/ Lëshon raketa balistike në objektivat ushtarake në Jordani Botë

IRANI GODET BAZAT AMERKIKANE/ Lëshon raketa balistike në objektivat ushtarake në Jordani

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT