• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
BLLOKIMI I AKSIT PRRENJAS-LIBRAZHD/ Paralizimi i tregtisë 1.2 miliardë euro me Greqinë dhe RMV-në dhe ndikimi në ekonomi
Home
Breaking News

BLLOKIMI I AKSIT PRRENJAS-LIBRAZHD/ Paralizimi i tregtisë 1.2 miliardë euro me Greqinë dhe RMV-në dhe ndikimi në ekonomi

23 February, 2026 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Bllokimi i lëvizjes në juglindje të vendit prek dhe pikat e rëndësishme kufitare me Greqinë dhe Maqedoninë e Veriut, me të cilat ka një aktivitet të ndjeshëm tregtar sidomos me shtetin helen.

Më të dy këto shtete u realizua një volum tregtar prej 117 miliardë lekësh në vitin 2025 (importe+eksporte), apo rreth 1.2 miliardë euro. Kjo shumë, sipas INSTAT përbën rreth një të dhjetën e volumit tregtar gjithesj në vend (9.5%).

Sipas të dhënave të INSTAT, në vitin 2025, volumi tregtar me Greqinë (importe +eksportet) ishin 94 miliardë lekë, ose 960 milionë euro, duke përbërë 7.6% të totalit të tregtisë.

Nga Greqia u importuan 70 miliardë lekë mallra, Ky shtet është partneri i katërt i importeve në vend, pas Italisë, Kinës dhe Turqisë, me 8% të totalit. Produktet kryesore që importohen nga Greqia janë lëndët djegëse, artikujt e veshjeve,; Përgatitjet prej zarzavateve, frutave, arrave, etj.; Plastika dhe artikuj prej tyre; Frutat dhe arrat e ngrënshme (shih grafikun).

 

Me e rëndësishme është Greqia për eksportet tona. Shteti fqinj është partneri i tretë për eksportet, pas Italisë, e Kosovës, me 7% të totalit, ose 24 miliardë lekë.

Produkti kryesor i eksportuar janë artikujt e veshjeve, për shkak të industrisë fason, në jug të vendit, që punon me shtetin fqinjë, e ndjekur nga përgatitjet prej zarzavateve, frutave, arrave, etj.

Interesant është që bilanci tregtar për zarzavatet me Greqinë është shumë i ulët, që do të thotë pothuajse sa importojmë, aq dhe eksportojmë.

Maqedonia e Veriut është partneri i shtatë për eksportet, (pas Italisë, Kosovës, Greqisë, Gjermanisë, Spanjës e Kinës)

Drejt këtij shteti u eksportuan në 2025-n rreth 9 miliardë lekë, ose 2.6% e totalit. Produkti kryesor i eksportuar janë lëndët djegëse, të ndjekura nga zarzavatet.

Importet nga Maqedonia e Veriut ishin 14 miliardë lekë në 2025-n, ose 1.5% e totalit. Produktet kryesore të importuara janë lëndët djegëse të ndjekura nga çimento.

Për fat të mirë, pjesa më e madhe e tregtisë në vend realizohet përmes transportit detar, kryesisht në Portin e Durrësit, teksa partnerët kreysorë janë vende si Italia, Kina e Turqia (ndonëse kjo e fundit kryen dhe transport rrugor)./ Monitor

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DOSSIER/ “Unë vura litarin në grykën e diktatorit”- Ana e panjohur e 20 shkurtit 1991, personi që i vendosi lakun statujës së Enver Hoxhës: Përpjekja e parë dështoi, më pas sollën një kavo çeliku dhe…
Previous article MEKSIKË/ Vritet “El Mencho”, lideri i kartelit më të frikshëm

s.autor

Postime të ngjashme

"NA FUNDOSËT. DO BËNI DETYRËN?" Xhaxhai i policit të vrarë në Maliq i drejtohet me lot në sy Presidentit Begaj në homazhe: Merrni masa, po na vriten djemtë Aktualitet

"NA FUNDOSËT. DO BËNI DETYRËN?" Xhaxhai i policit të vrarë në Maliq i drejtohet me lot në sy Presidentit Begaj në homazhe: Merrni masa, po na vriten djemtë

TË SHTËNA ME ARMË NË TIRANË/ Dy vëllezërit përfundojnë në spital (EMRAT) Aktualitet

TË SHTËNA ME ARMË NË TIRANË/ Dy vëllezërit përfundojnë në spital (EMRAT)

"TË PËRGJIGJET PARA LIGJIT AI QË DHA URDHRIN"/ Xhaxhai i Enea Mekollit: Nuk shkohet me 6 policë në aksion Aktualitet

"TË PËRGJIGJET PARA LIGJIT AI QË DHA URDHRIN"/ Xhaxhai i Enea Mekollit: Nuk shkohet me 6 policë në aksion

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT