• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
JUGLINDJA MBETET E PARALIZUAR/ Rruga që lidh Librazhdin me Prrenjasin dhe segmentin Qukës-Qafë Plloçë ende e bllokuar
Home
Breaking News

JUGLINDJA MBETET E PARALIZUAR/ Rruga që lidh Librazhdin me Prrenjasin dhe segmentin Qukës-Qafë Plloçë ende e bllokuar

22 February, 2026 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Situata në aksin e rrugës kombëtare që lidh Librazhdin me Prrenjasin si dhe në segmentin Qukës-Qafë Plloçë, paraqitet ndër më të rëndat e viteve të fundit, pas fundosjes dhe zhvendosjes së tokës si edhe dëmtimit serioz të urës në vendin e quajtur “Arrat e Gurrës” në Dragostunjë.

Prej mesditës së shtunë, qarkullimi në këtë arterie jetike që lidh Tiranën me Juglindjen e vendit është ndaluar plotësisht për të gjitha llojet e automjeteve, për arsye sigurie. Situata është përkeqësuar edhe më tej mbrëmjen e djeshme, kur nga ora 22:00 nuk është lejuar të kalojnë as mjetet e emergjencës ,përfshirë automjetet e policisë, zjarrfikëset dhe ambulancat ,për shkak të rrezikut të lartë që paraqet segmenti i dëmtuar. Ura vazhdon të zhvendoset, 7 cm fundosje vetëm këtë mëngjes.

Sipas matjeve të kryera mëngjesin e së dielës, ura automobilistike është fundosur edhe 7 centimetra të tjera, duke e çuar në afro 50 centimetra totalin e fundosjes gjatë tri ditëve të fundit.

Përveç uljes vertikale, është konstatuar edhe një zhvendosje e konsiderueshme horizontale nga pozicioni i saj fillestar, çka e bën situatën tejet kritike dhe me rrezik të lartë shembjeje.

Fundosja dhe lëvizja e tokës nën strukturën e urës vijojnë, ndërsa segmenti konsiderohet aktualisht i pakalueshëm dhe i pasigurt.

Garë me kohën për hapjen e Bay Pass-it

Në terren po punon pa ndërprerje kompania ANK shpk, e cila po shfrytëzon çdo hapësirë të mundshme për ndërtimin e një Bay pass-i provizor, me synim rikthimin sa më të shpejtë të qarkullimit. Paralelisht, po punohet edhe për krijimin e një korsie emergjence ose variantit më të mirë të mundshëm për ta bërë të kalueshëm një pjesë të segmentit në ndërtim.

Sipas burimeve paraprake, punimet janë drejt përfundimit për të lejuar qarkullimin me një korsi në zonën e dëmtuar. Megjithatë, nëse segmenti hapet, pritet që të mos lejohet kalimi i mjeteve të tonazhit të rëndë dhe autobusëve me kapacitet mbi 40 pasagjerë, për shkak të kufizimeve të sigurisë.

Vendimi final pritet këtë mesditë

Gjatë mesditës së së dielës, Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) dhe specialistët e infrastrukturës do të kryejnë një vlerësim të detajuar të sigurisë në segmentin e “Arrave të Dragostunjës” dhe në Bay pass-in e ndërtuar, për të vendosur nëse do të lejohet hapja e pjesshme e qarkullimit.

Deri në një vendim zyrtar, aksi mbetet i bllokuar, duke krijuar vështirësi të mëdha për qarkullimin e automjeteve dhe transportin e mallrave në një nga korridoret më të rëndësishme rrugore të vendit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article QARKULLONTE I ARMATOSUR ME ARMË ZJARRI/ Pranga 41-vjeçarit në Fier, arrestohet dhe pasagjeri për moskallëzim krimi
Previous article EUROPA NË PRAG KRIZE? Tarifat e reja të Trump sfidojnë ligjet dhe diplomacinë

s.autor

Postime të ngjashme

"PO MARRIM PUNTORË NGA EGJIPTI, MË PRODUKTIVË..."/ Artan Dulaku zbulon nëse po pastohen para nga ndërtimi në Shqipëri Aktualitet

"PO MARRIM PUNTORË NGA EGJIPTI, MË PRODUKTIVË..."/ Artan Dulaku zbulon nëse po pastohen para nga ndërtimi në Shqipëri

"SHQIPËRI E RE"/ Tirana ‘pushtohet’ nga protestuesit, marshim në rrugët e kryeqytetit, thirrje kundër Ramës Aktualitet

"SHQIPËRI E RE"/ Tirana ‘pushtohet’ nga protestuesit, marshim në rrugët e kryeqytetit, thirrje kundër Ramës

"MOS GUXO TA ÇOSH NË KONFLIKT CIVIL"/ Qytetarët mesazh Ramës: E dimë që ke futur patronazhistë Aktualitet

"MOS GUXO TA ÇOSH NË KONFLIKT CIVIL"/ Qytetarët mesazh Ramës: E dimë që ke futur patronazhistë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT