Një person është vrarë me thikë ditën e sotme në Tiranë, pas një sherri.
Dyshohet se viktima Egli Pashollari është goditur me thikë gjatë sherrit në një lokal.
Në rrugën Kongresi i Lushnjës, afër një fast-food Egli Pashollari është goditur me mjet prerës dhe ka humbur jetën kur ka mbërritur në spital.
Autori është identifikuar nga policia dhe është shpallur në kërkim.


