• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“BANKIERI I MAFIAS”/ Historia e sarandiotit që çoi në gjobitjen me gjysmë mln euro për Louis Vuitton (EMRI)
Home
Aktualitet
Kronikë

“BANKIERI I MAFIAS”/ Historia e sarandiotit që çoi në gjobitjen me gjysmë mln euro për Louis Vuitton (EMRI)

20 February, 2026 s.autor Aktualitet, Kronikë

Filiali në Holandë i markës së njohur të luksit Louis Vuitton është ndëshkuar me një gjobë prej rreth 500 mijë eurosh, pasi autoritetet konstatuan mangësi serioze në kontrollin e transaksioneve të dyshuara për pastrim parash. Masa ndëshkuese lidhet me një hetim në vijim që përfshin disa persona të dyshuar për përdorimin e dyqaneve luksoze për të legalizuar të ardhura të paligjshme.

Sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare, gjatë një periudhe të gjatë kohore, klientë të caktuar kanë realizuar vazhdimisht blerje të konsiderueshme me para në dorë pa u verifikuar siç duhet identiteti i tyre, duke ngritur dyshime për mungesë të kontrolleve të mjaftueshme nga kompania.

Hetimet lidhen me një rrjet të dyshuar pastrimi parash ku përmendet edhe një shtetas shqiptar nga Saranda, 55-vjeçari Thanas Bako, i cili konsiderohet nga autoritetet si pjesë e një strukture kriminale që kanalizonte fitime të paligjshme në forma të ndryshme.

Sipas prokurorëve, një grua 36-vjeçare nga qyteti Lelystad dyshohet se përdorte këto para për të blerë produkte luksoze në dyqane të ndryshme, mes tyre edhe Louis Vuitton, duke përdorur identitete të ndryshme për të mos rënë në sy. Dyshohet se nga vera e vitit 2021 deri në fillim të vitit 2023 ajo ka shpenzuar mbi dy milionë euro që mendohet të kenë prejardhje kriminale.

Autoritetet dyshojnë se skema është lehtësuar edhe nga një ish-punonjëse e dyqanit, e cila akuzohet se informonte blerësen për ardhjen e produkteve të reja dhe e këshillonte se si të fragmentonte blerjet për të shmangur raportimet e detyrueshme për transaksione të mëdha.

Ndërkohë, ligji holandez do të ndalojë nga fillimi i vitit 2026 pagesat me para në dorë mbi 3 mijë euro për tregtarët, ndërsa prokuroria kujton se kompanitë e luksit kanë detyrime të njëjta me institucionet financiare për verifikimin e klientëve në kuadër të luftës kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit.

Sa i përket Bakos, ai është dënuar në shtator të vitit 2024 nga një gjykatë në Roterdam me shtatë vite burg, pasi konsiderohet figurë kyçe në një strukturë kriminale të përfshirë në qarkullimin e shumave të mëdha të parave të paligjshme. Ai ishte arrestuar në Athinë me kërkesë të autoriteteve holandeze dhe më pas u ekstradua në Holandë, ku ndodhet në paraburgim prej më shumë se një viti.

Sipas hetimeve, Bako dyshohet se drejtonte një rrjet korrierësh parash që operonin përmes komunikimeve të koduara dhe që kanë transportuar qindra miliona euro në favor të grupeve kriminale gjatë viteve 2020–2021. Pjesëtarë të këtij rrjeti janë dënuar tashmë nga drejtësia holandeze.

Historia e tij është trajtuar edhe në një dokumentar të publikuar në platformën YouTube nga kanali investigativ “Holland Crime Boulevard”, ku trajtohet aktiviteti i rrjeteve kriminale financiare në Holandë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TRONDITET TIRANA/ Vritet me thikë pas një sherri i riu. Si ndodhi ngjarja, ja kush është 32-vjeçari
Previous article U DËNUA ME BURGIM TË PËRJETSHËM PËR KRYENGRITJE/ Ish-presidenti i Koresë së Jugut kërkon falje

s.autor

Postime të ngjashme

"SHQIPËRIA NUK ËSHTË NË SHITJE"/ Londra mbushet kuq e zi, shqiptarët hidhen në protestë: Rama ik Aktualitet

"SHQIPËRIA NUK ËSHTË NË SHITJE"/ Londra mbushet kuq e zi, shqiptarët hidhen në protestë: Rama ik

ARRSH HAP PROCEDURËN/ 6 mbikalime për këmbësorët do të ndërtohen në kilometrat e parë të autostradës Tiranë–Durrës Aktualitet

ARRSH HAP PROCEDURËN/ 6 mbikalime për këmbësorët do të ndërtohen në kilometrat e parë të autostradës Tiranë–Durrës

E RËNDË/ Gjendet i pajetë në lumin Mat ish-oficeri i Gardës, 56 vjeçari vuante nga demenca Aktualitet

E RËNDË/ Gjendet i pajetë në lumin Mat ish-oficeri i Gardës, 56 vjeçari vuante nga demenca

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT