• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
I DËBUAR NGA BRITANIA/ 22-vjeçari shqiptar rikthehet dhe ngre “shtëpi bari”: Si përfundoi ‘aventura’ e tij
Home
Aktualitet
Kronikë

I DËBUAR NGA BRITANIA/ 22-vjeçari shqiptar rikthehet dhe ngre “shtëpi bari”: Si përfundoi ‘aventura’ e tij

17 February, 2026 s.autor Aktualitet, Kronikë

Një 22-vjeçar shqiptar, i dëbuar më herët nga Britania e Madhe për drogë, është rikthyer ilegalisht në vend për të ngritur një tjetër “fabrikë” kanabisi me vlerë deri në 200 mijë paund, por aventura e tij përfundoi sërish me pranga.

Redis Shahini ishte deportuar në vitin 2024 pasi kishte vuajtur gjysmën e një dënimi 12-mujor për prodhim kanabisi. Por vetëm pak muaj më vonë, ai arriti të futej sërish në territorin britanik, duke shkelur urdhrin e dëbimit.

Fillimisht, Shahini kishte hyrë në Britani me një gomone në vitin 2023 dhe kishte aplikuar për azil. Pasi kërkesa iu refuzua, ai u përfshi në kultivimin e kanabisit për përfitime financiare, raportojnë mediat britanike.

Policia e Uellsit e arrestoi në Ystalyfera, South Wales, ku drejtonte një fermë kanabisi, çka çoi në dëbimin e tij.

Por rikthimi i tij ilegal këtë herë kishte si destinacion qytetin e Nottingham.

Pamjet e kamerave trupore tregojnë momentin kur oficerët bastisën banesën në Manesty Crescent, në zonën Clifton.

Shahini tentoi të arratisej duke vrapuar nga dera e pasme dhe duke kapërcyer gardhet e shtëpive fqinje, por u neutralizua pas një ndjekjeje të shkurtër.

Brenda banesës dykatëshe, policia zbuloi 263 bimë kanabisi të kultivuara në tre kate të pronës, me një vlerë në treg që mund të arrinte deri në 200 mijë paund.

Në Nottingham Crown Court, 22-vjeçari pranoi fajësinë për prodhim të një droge të klasit B dhe për hyrje të paligjshme në Britani në shkelje të urdhrit të dëbimit.

Ai u dënua me 22 muaj burg dhe do të rekomandohet për dëbim sapo të përfundojë dënimin.

Policia e Nottinghamshire theksoi se operacione të tilla shmangin jo vetëm përfitime të mëdha kriminale, por edhe rreziqe serioze për komunitetin, pasi fermat e drogës shpesh kthehen në vatër zjarri dhe magnet për grabitje.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PO XHIRONTE SEZONIN E FUNDIT TË NJË SERIALI/ Gjendet e vdekur në hotel producentja e famshme izraelite, Dana Eden
Previous article EMRAT/ Shfrytëzonin fëmijët për të lypur në Tiranë, çfarë ndodhi me 8 autorët

s.autor

Postime të ngjashme

E PËSOJNË KEQ/ Kultivonin kanabis në pyjet e Krujë, arrestohen dy persona me precedentë penalë Aktualitet

E PËSOJNË KEQ/ Kultivonin kanabis në pyjet e Krujë, arrestohen dy persona me precedentë penalë

OPERACION NË BURGUN E DRENOVËS/ Kontrolle në orët e para të mëngjesit, i kapet sërish telefon Laert Haxhiut Aktualitet

OPERACION NË BURGUN E DRENOVËS/ Kontrolle në orët e para të mëngjesit, i kapet sërish telefon Laert Haxhiut

ISHTE KTHYER NË TMERRIN E ANGLISË ME VJEDHJE SPEKTAKOLARE/ Çfarë e tradhtoi shqiptarin Gledis Uka. Dënohet me 10 vite burg Aktualitet

ISHTE KTHYER NË TMERRIN E ANGLISË ME VJEDHJE SPEKTAKOLARE/ Çfarë e tradhtoi shqiptarin Gledis Uka. Dënohet me 10 vite burg

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT