• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PO XHIRONTE SEZONIN E FUNDIT TË NJË SERIALI/ Gjendet e vdekur në hotel producentja e famshme izraelite, Dana Eden
Home
Jetë

PO XHIRONTE SEZONIN E FUNDIT TË NJË SERIALI/ Gjendet e vdekur në hotel producentja e famshme izraelite, Dana Eden

17 February, 2026 s.autor Jetë

Producentja e një seriali televiziv izraelit të suksesshëm është gjetur e vdekur në një dhomë hoteli në Athinë, ku po xhironte sezonin e katërt të trillerit me spiunazh.

Dana Eden, 52 vjeç, u zbulua nga vëllai i saj mbrëmjen e së dielës, tha policia greke, duke ia atribuar vdekjen e saj vetëvrasjes.

“Një moment pikëllimi i madh për familjen, miqtë dhe kolegët”, tha Donna and Shula Productions, kompania e krijuar nga Eden.

Pas raportimeve të mediave izraelite se policia greke po hetonte një lidhje të mundshme me Iranin, kompania ndërmori hapin e pazakontë duke përjashtuar “një vdekje të lidhur me krimin ose nacionalizëm”, duke thënë se thashethemet që qarkullonin “nuk janë të vërteta”.

Brenda disa orësh, policia kishte nisur një hetim zyrtar, duke marrë dëshmi nga stafi i hotelit dhe duke urdhëruar dorëzimin e pamjeve të kamerave të sigurisë.

Një zëdhënëse e policisë, Constantina Dimoglidou, duket se përjashtoi mundësinë e një akti të paligjshëm, duke u thënë mediave se vëllai i producentes kishte thënë se motra e tij po merrte ilaçe dhe se më parë ishte shtruar edhe në spital.

Fituese e një çmimi Emmy për prodhimin e serialit të Apple TV, “Teheran”, Dana Eden, ishte një figurë e shquar në industrinë televizive të Izraelit. Ajo kishte qenë në Athinë që nga 4 shkurti duke punuar për sezonin e fundit të trillerit të spiunazhit.

Transmetuesi publik i vendit, KAN, që ka bashkëpunuar disa herë me Eden tha: “Jemi të trishtuar nga vdekja e mikeshës dhe partneres sonë në një linjë të gjatë prodhimesh, serialesh dhe programesh. Dana ishte ndër figurat e larta në industrinë televizive izraelite dhe luajti një rol qendror në krijimin dhe drejtimin e disa prej prodhimeve më të shquara dhe me ndikim të korporatës.”

“Teherani”, me protagonist Niv Sultan si agjenten e Mossadit, Tamar Rabinyan, tregon historinë e një spiuneje të lindur në Izrael, e rritur në Izrael dhe e rekrutuar për tu infiltruar në Iran për të çmontuar programin bërthamor të vendit.

Seriali, i cili paraqiste Glenn Close në një rol kryesor në sezonin e dytë, është përshkruar nga New York Times si aq bindës në portretizimin e agjencisë së famshme të inteligjencës së Izraelit saqë “edhe drejtori i FBI-së e mbështeti atë”. Regjimi iranian e ka kritikuar vazhdimisht serialin si propagandë izraelite.

Që nga fillimi i tij, “Teherani” ishte xhiruar në Athinë, ekipet e prodhimit besonin se qyteti i ngjante më shumë kryeqytetit iranian me rrjetin e tij të “rrugëve dhe rrugicave të ngushta dhe bulevardeve dhe shesheve të gjera”.

KAN tha se kontributi i Eden në industri nuk do të harrohet lehtë.

“Trashëgimia e saj profesionale dhe personale do të vazhdojë të formësojë televizionin izraelit për shumë vite që do të vijnë”, tha kompania.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TRAGJIKE/ Vritet me thikë 22-vjeçari shqiptar në Londër, arrestohen dy vajza dhe një djalë
Previous article I DËBUAR NGA BRITANIA/ 22-vjeçari shqiptar rikthehet dhe ngre “shtëpi bari”: Si përfundoi ‘aventura’ e tij

s.autor

Postime të ngjashme

VIKTIMA DHE TEMPERATURA REKORD/ Çfarë është “kupola termike” që po përvëlon Europën? Jetë

VIKTIMA DHE TEMPERATURA REKORD/ Çfarë është “kupola termike” që po përvëlon Europën?

MOMENTE TMERRI/ Pasagjerët qajnë dhe luten pas dy uljeve të dështuara të avionit Jetë

MOMENTE TMERRI/ Pasagjerët qajnë dhe luten pas dy uljeve të dështuara të avionit

DONALD TRUMP JR. MARTOHET NË FSHEHTËSI/ Ivanka “zbulon” dasmën luksoze Jetë

DONALD TRUMP JR. MARTOHET NË FSHEHTËSI/ Ivanka “zbulon” dasmën luksoze

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT