• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
LAJMI I MIRË/ Qeveria shqiptare 20 milionë euro subvencionim për bujqësinë. Ja si do të NDAHEN
Home
Ekonomi
GoodNews

LAJMI I MIRË/ Qeveria shqiptare 20 milionë euro subvencionim për bujqësinë. Ja si do të NDAHEN

30 January, 2018 g.autor Ekonomi, GoodNews

Kryeministri Edi Rama ishte sot në Divjakë, në një prej serave që kultivojnë fidanë.

Qeveria shqiptare ka planifikuar këtë vit 20 milionë euro, ku vetëm për serat janë 8 milionë dhe nga fondet e BE edhe 93 milionë euro të tjerë. Mbështetja e qeverisë do të orientohet drejt kulturave bujqësore që kanë treg dhe sigurojnë të ardhme financiare për familjen fermere. Zëvendësministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Dhimo Kote tha se çdo fermeri i subvencionohet çdo fidan të mbjellë në masën 50% dhe se sfidat e radhës është certifikimi i produkteve dhe rritja e standardeve për eksport.

“Qeveria shqiptare sivjet me skemën e subvencioneve ka planifikuar 20 milionë euro për të gjitha, kurse për serat dhe perimet janë 8 milionë euro nga buxheti i shtetit dhe nga IPARD, 93 janë milionë euro, ku futen këtu edhe rreth 10 milionë euro që do të përdoren për serat. Subvencion tjetër për fermerët është edhe certifikimi i produkteve. Ne mund të prodhojmë shumë, por mungon certifikimi. Por vitin që vjen do të jenë në skemë 100 % të gjithë fermerët, sepse duhet që këtë produkt ta eksportojmë. Ne u subvencionojmë të gjithë fermerëve fidanët në masën 50 %, 120 lekë të vjetra.”

Kryeministri Rama tha se një organizim i mençur i fermerëve është sfidë dhe njëkohësisht garancia për të qenë të sukseshëm në treg. Për këtë, Kryeministri theksoi se duhet të ndiqet një linjë strategjike planifikimi dhe bashkëpunimi. Si mbështetje, qeveria do të heqë TVSH-në për shoqëritë e bashkëpunimit bujqësor.

“Mbillet karota, por tregu i karotave aq është këtu. Karota për eksport nuk shkon dhe pastaj ca e shesin, ca e hedhin. Prandaj nuk duhet të shkojë secili më vete, duhet të ndiqet një linjë strategjike planifikimi dhe bashkëpunimi. Ne duam që ju të bashkoheni e jo secili më vete tek ajo copa e vet. Do heqim TVSH për shoqëritë e bashkëpunimit bujqësor. Duke u bërë bashkë, ju keni mundësi që së pari, të racionalizoni të gjithë mjetet e prodhimit dhe financimit; Së dyti, të hyni në një sistem, ku duke prodhuar gjërat e duhura me volume të mëdha, nuk vijnë ata nga Tirana dhe të bëjnë “përça e sundo”, “ma jep me 3 lekë, se ai tjetri ma jep me 5 lekë”.

Duke sjellë eksperiencën e tyre në ngritjen e serave, fermerët treguan se të bashkuar dhe me një strategji të caktuar, ata janë më të fuqishëm në treg.

Ndërsa pohuan se heqja e TVSH për shoqëritë e bashkëpunimit do të jetë një ndihmë shumë e madhe për ta.

“Në këto sera prodhimi kemi rreth 2 hektarë. E kemi nisur si fillim me 4 dynym. Punuam për rreth dy vjet dhe ndërtuam diçka më shumë. Pastaj u bashkuam dhe krijuam një kooperativë të vogël. Menduam të punojmë bashkërisht. Na eci puna mirë dhe menduam të krijojmë këtë serë prodhimi. Sigurisht që heqja e TVSH për këtë aktivitet si shoqëri bashkëpunimi na ndihmon. Një hektar ta mbjellësh me lakër pranvere, kosto i shkon rreth 5 milionë lekë të vjetra dhe fitimi është goxha i lartë, shkon deri në 5 milionë të reja. Në pjepër shkon diçka më pak, por është kulturë nga e cila nxjerr fitime, sepse janë kultura që kërkohen për eksport.”

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Refuzohet nga Klop, Aubamejang niset për të firmosur në Londër
Previous article VOTA "PRO" AEROPORTIT/ Tërhiqet deputeti i Vlorës Agron Shehaj: Ndjesë demokratëve, por..

g.autor

Postime të ngjashme

DIVA 2025/ Mbi 2 mijë prindër pritet të përfitojnë kompensim për arsimin e fëmijëve Ekonomi

DIVA 2025/ Mbi 2 mijë prindër pritet të përfitojnë kompensim për arsimin e fëmijëve

BORDI I TRANSPARENCËS NDRYSHON ÇMIMET/ Sa do të kushtojnë nafta e benzina në treg Ekonomi

BORDI I TRANSPARENCËS NDRYSHON ÇMIMET/ Sa do të kushtojnë nafta e benzina në treg

STUDIMI/ Shqipëria e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore Ekonomi

STUDIMI/ Shqipëria e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT