• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
VOTA “PRO” AEROPORTIT/ Tërhiqet deputeti i Vlorës Agron Shehaj: Ndjesë demokratëve, por..
Home
Shqipëri

VOTA “PRO” AEROPORTIT/ Tërhiqet deputeti i Vlorës Agron Shehaj: Ndjesë demokratëve, por..

30 January, 2018 F.autor Politikë, Shqipëri

Deputeti demokrat, Agron Shehaj, ka sqaruar votën e tij pro ndërtimit të aeroportit të Vlorës sot në Komisionin e Ekonomisë, ku anëtarët e PD dhe LSI votuan kundër. Shehaj shkruan në ‘Facebook’ se vota e tij ishte pro aeroportit dhe jo aferës korruptive.

Shehaj iu kërkon ndjesë qytetarëve të Vlorës dhe demokratëve që, sipas tij, mund të jenë lënduar nga ky keqkuptim, duke sqaruar se vota e tij në seancë plenare do të jetë kundër kësaj afere korruptive.

Më tej, ai shton se është totalisht kundër mënyrës se si do ndërtohet ky aeroport, sepse është qartësisht e lidhur me synimin e kësaj qeverie për të vjedhur në kurriz të qytetarëve.
Reagimi i plotë i deputetit demokrat:

KËTA DO VAZHDOJNË TË VJEDHIN ASHTU SI KANË VJEDHUR DERI TANI!
Këta do vazhdojnë të vjedhin ashtu si kanë vjedhur deri tani. Pasi u ben milionera me shpikje të panevojshme si checkup-i, tani do vjedhin me një aeroport prej 100 milion, pavarsisht se turizmi në jugun e Shqipërisë ka nevojë të jashtëzakonshme. Vota ime ishte Pro Aeroportit dhe jo aferës korruptive.

Ju kerkoj ndjesë të gjithë qytetareve të Vlorës dhe demokratëve që mund të jenë lënduar nga ky keqkuptim. I siguroj se vota ime në seancë plenare do të jetë kundër kësaj aferë korruptive. Jam totalisht kundër mënyrës sesi do ndërtohet sepse është qartësisht e lidhur me synimin e kësaj qeverie për të vjedhur në kurriz të qytetarëve.

Një aeroport që iu përgjigjet nevojave të këtyre përmasave, nuk e kalon shifrën 20-25 milionë euro. Qeveria ka planifikuar ta ndërtojë me 100 milionë euro për të cilat do paguajnë shqiptarët nëpërmjet tarifave të larta që do ketë aeroporti.

Por, dëmi më i madh nuk është ky! Nuk janë 75 milionë eurot, sepse me këtë jemi mësuar. Por, penalizimi që vjen nga fakti që aeroporti nuk do jetë në pronësi të shtetit. Qeveria nuk do mund t’i përdorë tarifat aeroportuale për të tërhequr turistë.

Shumë vende turistike që kanë në pronësi aeroporte, i ulin tarifat deri në zero dhe bëjnë presion mbi kompanitë ajrore loë-cost për të futur linja ajrore. Këto aeroporte heqin dorë nga fitimi prej 10-20 euro/pasagjer në këmbim të harxhimeve prej mesatarisht 100 euro/ për person që bëjnë turistët në ekonominë lokale (hotel, restorant, transport etj.)

Pra, nëse aeroporti do të bëhej me koston reale, pa vjedhje, e financuar me buxhetin e shtetit, qeveria do mund ta përdorte për të ndihmuar realisht turizmin dhe ekonominë vendase. Nëse pyesni veten, si është e munduar që Shqipëria me një pasuri natyrore të këtij lloji, është kaq larg mirëqenies të vendeve si Greqia dhe Italia, kjo është arsyeja. Sepse ne gjërat i bëjmë në interes të Ahmetajt, Gjiknurit e oligarkëve miq të Edi Ramës si Sinan Idrizi, e jo në interes të shqiptarëve.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LAJMI I MIRË/ Qeveria shqiptare 20 milionë euro subvencionim për bujqësinë. Ja si do të NDAHEN
Previous article Guardiola: Ne i blemë shtatë lojtarë për 300 milionë dhe u bë e madhe, ka klube që i kanë blerë dy lojtarë me këtë shifër

F.autor

Postime të ngjashme

"ZVËRNECI"/ Rama: Projekti 4 miliardë dollarë është investimi më i madh për turizmin në Europë Politikë

"ZVËRNECI"/ Rama: Projekti 4 miliardë dollarë është investimi më i madh për turizmin në Europë

"ULE ATË PARULLËN"/ Rama në Elbasan: Ata në Vlorë janë pro e zhvillimit, mos i ngatërroni gjërat Politikë

"ULE ATË PARULLËN"/ Rama në Elbasan: Ata në Vlorë janë pro e zhvillimit, mos i ngatërroni gjërat

MILOT-BALLDRE/ Ministri Nufi: Investim i rëndësishëm për veriun e Shqipërisë Politikë

MILOT-BALLDRE/ Ministri Nufi: Investim i rëndësishëm për veriun e Shqipërisë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT