• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
I DYSHUAR PËR VRASJEN E JANI ALIAJT/ Zbulohen krimet ndër vite të Juliand Halilit, punonte nën urdhrat e famëkeqit grek, Vasilis Varelas
Home
Aktualitet
Kronikë

I DYSHUAR PËR VRASJEN E JANI ALIAJT/ Zbulohen krimet ndër vite të Juliand Halilit, punonte nën urdhrat e famëkeqit grek, Vasilis Varelas

26 January, 2026 s.autor Aktualitet, Kronikë

Policia greke ka identifikuar 44-vjeçarin nga Tepelena, Juliand Halili, i njohur edhe si Xhuliano Halili ose Niko, si një nga kriminelët më të rrezikshëm që ka vepruar brenda dhe jashtë burgjeve. Ai akuzohet për të paktën katër vrasje dhe një tentativë vrasjeje, ndërsa po hetohet për vrasjen e fundit të ndodhur brenda burgut “Koridhalos”.

Halili ka vepruar disa herë nën urdhrat e kriminelit grek Vasilis Varelas, i njohur si një dublant i Chuck Norris në vitet ’80 dhe i akuzuar për krime të rënda, përfshirë trafikun e drogës. Në vitin 2009, Halili tentoi të vriste ish-burrin e gruas së Varelas në dy raste, por viktima shpëtoi falë ndërhyrjeve mjekësore dhe bllokimit të atentatit të dytë.

Ai është gjithashtu i dyshuar për vrasjen e punonjësit të një diskoje në Mikromani të Kalamatës në 2008, si dhe për ekzekutimin e 35-vjeçarit Fillim Mesaja dhe të birit të tij 2-vjeçar, Oligert, në Mesinia në 2011, një veprim që lidhej me larjen e hesapeve të Varelas.

Në vitin 2018, Halili u arratis nga Porti i Pireut gjatë transportimit drejt burgut, por u kap shpejt nga policia së bashku me të dënuarin Alfons Ndoci.

Ngjarja më e fundit ka ndodhur në qershor 2024, brenda burgut të Koridhalos, ku Xhuliano Halili vrau të burgosurin 35-vjeçar Alfons Ndoci dhe plagosi 48-vjeçarin Altin Vokrri. Vrasja e Ndocit dyshohet të ketë qenë një porosi me pagesë nga jashtë.

Autoritetet greke vazhdojnë hetimet për aktivitetet kriminale të Halilit dhe lidhjet e tij me krimin e organizuar ndërkombëtar.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PROJEKT LIGJI PËRLUGINËN E PRESHEVËS/ Osmani: Diskriminimi sistematik ndaj shqiptarëve nuk është më i padukshëm
Previous article VRASJA E ARJAN SPAHIUT NË 2020/ Erion Alibej dëshmon me video-online për drejtësinë belge, çfarë tha bashkëpunëtori i drejtësisë për 4 orë

s.autor

Postime të ngjashme

SHERRI I DHUNSHËM NË GJKKO/ Momenti kur forca të shumta policie futen me vrap në ambientet e Gjykatës së Posaçme Aktualitet

SHERRI I DHUNSHËM NË GJKKO/ Momenti kur forca të shumta policie futen me vrap në ambientet e Gjykatës së Posaçme

U VRA ME ARMË ZJARRI/ Valter Lleshi i përfshirë në një ngjarje kriminale në vitin 2020 Aktualitet

U VRA ME ARMË ZJARRI/ Valter Lleshi i përfshirë në një ngjarje kriminale në vitin 2020

"PLAS" SHERRI BRENDA KAFAZIT TË XHAMIT NË GJKKO/ Të pandehurit dhunojnë njëri-tjetrin, ndërpriten të gjitha seancat Aktualitet

"PLAS" SHERRI BRENDA KAFAZIT TË XHAMIT NË GJKKO/ Të pandehurit dhunojnë njëri-tjetrin, ndërpriten të gjitha seancat

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT