• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 30 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

30 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SHKATËRROHET BANDA SHQIPTARE/ Sekuestrohen 200 kg kokainë në Spanjë, 8 të arrestuar
Home
Aktualitet
Kronikë

SHKATËRROHET BANDA SHQIPTARE/ Sekuestrohen 200 kg kokainë në Spanjë, 8 të arrestuar

23 January, 2026 s.autor Aktualitet, Kronikë

Autoritetet spanjolle kanë sekuestruar 200 kilogramë kokainë në Portin e Vigos dhe kanë shkatërruar një organizatë kriminale ndërkombëtare, duke arrestuar tetë persona, nga të cilët pesë janë dërguar në burg.

Operacioni u krye nga Policia Kombëtare spanjolle në bashkëpunim me Agjencinë Tatimore, pasi droga ishte fshehur në një kontenier të ardhur nga Kolumbia.

Lajmi u bë publik këtë të premte gjatë një konference për shtyp, ku u bë e ditur se operacioni mbante emrin “Monterrey”.

Hetimet kishin nisur që në vitin 2024, si pjesë e përpjekjeve për të parandaluar shfrytëzimin e linjave të reja detare direkte mes Amerikës Latine dhe portit të Vigos nga organizata kriminale ndërkombëtare.

Gjatë hetimeve u zbulua ekzistenca e një klani shqiptar, i cili përdorte metodën e njohur si “rip off” ose “grepi i verbër”. Kjo metodë konsiston në futjen e drogës në kontenierë me mallra të ligjshme ose bosh, në anije tregtare, për ta nxjerrë më pas në portin e destinacionit.

Më 12 janar, policia ndërhyri duke arrestuar pesë anëtarë të rrjetit, të cilët kishin mbërritur një ditë para ankorimit të anijes për të marrë në dorëzim lëndën narkotike. Dy prej tyre u gjetën në një banesë të marrë me qira pranë Vigos, ndërsa tre të tjerë u arrestuan teksa ndodheshin në një restorant të qytetit.

Hetimet përfunduan të martën me arrestimin e tre personave të tjerë në operacione të zhvilluara në A Coruña, Lugo, Madrid dhe në rajonin Salnés të Pontevedrës.

Sipas autoriteteve, kreu i kësaj organizate ishte një bashkëpunëtor i afërt i një trafikanti të njohur të ndjerë, i quajtur ndryshe “narkotrafikanti i Wikipedia-s”, dhe kishte mbështetjen e një rrjeti kriminal galician për t’u vendosur në këtë rajon. Ai rezultonte gjithashtu i kërkuar nga drejtësia për vuajtje dënimi për trafik droge.

Në total, policia sekuestroi 200 kilogramë kokainë të ndarë në katër pako, si dhe 20 mijë euro cash. Të tetë të arrestuarit akuzohen për pjesëmarrje në organizatë kriminale dhe trafik droge, ndërsa pesë prej tyre janë lënë në burg me vendim gjykate.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article EMRI DHE FOTO/ Mundësonte hyrjen në mënyrë ilegale të shqiptarëve nga Belgjika në Angli, dënohet me 10 vite burg i riu shqiptar
Previous article SHBA/ Dymbëdhjetë shtete shpallin gjendjen e jashtëzakonshme, ndërsa afrohet stuhia ‘vdekjeprurëse’ e dimrit

s.autor

Postime të ngjashme

PROTESTA/ Eurodeputetja mesazh Ramës: A po na dëgjon? Kërkesat e protestuesve janë të qarta! Aktualitet

PROTESTA/ Eurodeputetja mesazh Ramës: A po na dëgjon? Kërkesat e protestuesve janë të qarta!

PËRSHKALLËZOHET PROTESTA/ PËRPLASJE tek Politekniku! Protestuesit hyjnë me forcë, kërkojnë banderolën Aktualitet

PËRSHKALLËZOHET PROTESTA/ PËRPLASJE tek Politekniku! Protestuesit hyjnë me forcë, kërkojnë banderolën

"RAMA JEP DORËHEQJEN"/ Nis marshimi, protestuesit drejt Kryeministrisë Aktualitet

"RAMA JEP DORËHEQJEN"/ Nis marshimi, protestuesit drejt Kryeministrisë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT